Haxhinasto në Shkup: Kujdes me marrëveshjen e Ohrit dhe statusin e shqiptarëve

Takimi Haxhinasto – Poposki

Zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë Edmond Haxhinasto është treguar i kujdesshëm në mesazhet publike që ka përcjellë gjatë qëndrimit në Maqedoni, në vizitën zyrtare me ftesë të ministrit të Jashtëm të këtij vendi, Nikolla Poposki.

Megjithatë, Haxhinasto ka kërkuar që incidentet e fundit të vrasjes së dy shqiptarëve në Gostivar por dhe të incidenteve të fundit duhet të zbardhen dhe fajtorët të vihen para drejtësisë.

Loading...

“Qëndrimi ynë është shumë i qartë e përsëris edhe një herë. Kemi kërkuar hetim të plotë të ngjarjeve, kemi kërkuar që institucionet e zbatimit të ligjit të vënë përpara drejtësisë personat përgjegjës”, ka deklaruar Haxhinasto.

Portali maqedonas i lajmeve “Zhurnal” raporton se “përkundër deklaratave protokollare se do të mbështesin Maqedoninë për anëtarësim në NATO, jozyrtarisht do të kërkojë nga kreu i shtetit të Maqedonisë që të kihet kujdes me implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe me statusin e shqiptarëve në Maqedoni”. Haxhinasto sipas “Zhurnal” gjithashtu në takimet tetë a tetë, do kërkojë nga dy partitë më të mëdha shqiptare në Maqedoni bashkëpunim më të ngushtë me qëllim mbrojtjen e interesave të shqiptarëve.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button