Incidentet ndëretnike, PDSH: BDI e paaftë të mbrojë shqiptarët

PDSH duke iu referuar incidenteve më të fundit ndëretnike në Maqedoni deklaroi se dhuna ndaj shqiptarëve po rrënon marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe maqedonasve.

“Këto ditë sërish u shfaq në trajtë të dhunës sfidimi i shqiptarëve. Sulmi primitiv i bandave maqedonase kundër shqiptarëvе nuk kishte vetëm si efekt përkeqësimin e marrëdhënieve ndëretnike, por ishte maja e akullnajës që në vete përmban energji të skajshme negative, që gjithnjë e më shumë po rrënon mirëbesimin dhe raportet ndëretnike. Në Maqedoni vazhdon politika e sfidimit të faktorëve politik të brendshëm dhe të jashtëm. Si pasojë e politikës nacionaliste maqedonase të kësaj Qeverie, e në anën tjetër përuljen e përfaqësuesve shqiptarë në të, Maqedonia është bërë zonë endemike e krizës”, theksohet në konkluzionet e kryesisë së PDSH-së.

Loading...

Sipas kësaj partie, politikat nxitëse në vazhdimësi aplikohen nga ana e kësaj qeverie dhe si pasojë kanë tensionimin e qëllimtë të situatës në Maqedoni.

Kryesia Qendrore të PDSH-së ka miratuar disa konkluzione si:

Ngecja e qëllimtë në proceset integruese Euro-Atlantike nga ana e Qeverisë po kompensohet me një afrim të çuditshëm dhe skajshmërisht të dëmshëm drejt Beogradit dhe Lindjes. Marrëveshja për bashkëpunim policor mes Maqedonisë dhe Serbisë, takimet e përditshme të qeveritarëve me homologët e tyre serb siç ishte rasti i takimit të ministrit të mbrojtjes Fatmir Besimi me homologun e tij serb si dhe me gjeneralin e akuzuar për krime lufte ndaj popullatës civile në Kosovë si dhe shumë aktivitete tjera të përbashkëta, me të cilët me vetëdije cënohet edhe sovraniteti, i japin formë rrugës së gabuar të kësaj Qeverie.

Projekti i qeverisë, i njohur si “Shkupi 2014”, nuk ka për qëllim që t’i shembë urat e miqësisë me Greqinë, por thjeshtë është provokim ndaj shqiptarëve..Rishkrimi i historisë është një metodë jo shkencore dhe një politikë absurde që provokon antagonizmat etnik, politik, kulturor dhe historik.

Duke marrë parasysh se ambasadat e huaja që sipas detyrës duhet edhe të vëzhgojnë këto procese provokuese, ftohen që vërejtjet e tyre që i posedojnë të ia kumtojnë opinionit të gjerë në Maqedoni. Me këtë rast, reagimi jo vetëm i ambasadave të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, por edhe i qeverive do të qetësonte raportet e acaruara ndëretnike.

PDSH ka të drejtë morale dhe demokratike të zgjojë vazhdimisht mendjet dhe ndërgjegjet e fjetura të BDI-së, aq më parë nëse merret parasysh se PDSH-ja edhe përkundër parregullsive të mëdha në zgjedhjet e fundit, megjithatë pranoi rezultatin duke ia dhënë shansin BDI-së që të ofrojë garanca për zhvillimin e proceseve që do të përmirësojnë pozitën e shqiptarëve në sistem. Me keqardhje konstatojmë se BDI nuk ka politikë të përgjegjshme, që dobëson politikisht dhe moralisht peshën e votës shqiptare. Legjitimiteti është kategori e harxhueshme prandaj besimin e fituar tetë muaj më parë, BDI e ka harxhuar. Si pasojë e gjithë kësaj kërkojmë që BDI të marrë përgjegjësinë për situatën e krijuar, të pranojë faktin që nuk janë të aftë ti mbrojnë shqiptarët dhe të tërhiqen nga Qeveria.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close