James Blunt me dokumentar për Kosovën (VIDEO)

Ish-ushtari britanik, i cili shërbeu në Kosovë në kuadër të forcave të KFOR-it pas intervenimit ushtarak që NATO bëri ndaj forcave serbe, tani, në rolin e këngëtarit, ka përgatitur një dokumentar duke shpalosur përvojën e tij në Kosovë dhe tmerrin që shqiptarët përjetuan në luftën e vitit 1999.

E gjitha e dokumentuar në video, nga lajmet e medieve botërore kur atëbotë raportonin për gjendjen dhe tmerrin që përjetonin civilët shqiptarë të Kosovës nga dhuna e forcave të ushtrisë, policisë e paramilitarëve serbë, e deri tek video-incizimet që vetë James i kishte bërë në raste të ndryshme gjatë shërbimit të tij në Kosovë.

Dokumentari “James Blunt: Return to Kosovo – From Soldier to Singer” (James Blunt: Kthimi në Kosovë – nga ushtari në këngëtar), shënon gjithashtu kthimin e tij në Kosovë për herë të parë pas vitit 1999, duke kënduar hitin e tij “You’re Beautiful” për ushtarët e KFOR-it të stacionuar në Kosovë. Ai gjithashtu shfaq edhe incizime të rralla nga video-ditari i tij gjatë shërbimit në Kosovë.

Loading...

Dokumentari “James Blunt: Return to Kosovo” paraqet ish-kapitenin ushtarak të Britanisë, tashmë të shndërruar në këngëtar shumë të famshëm, duke performuar gjatë një koncerti që ai mbajti shtatorin e vitit 2006 për trupat e NATO-s në Kosovë.

Më poshtë, shihni 3 pjesët e dokumentarit:

Pjesa 1

Pjesa 2

Pjesa 3

Pjesa 4

Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button