“Karnavali” i shovinizmit antishqiptar të qeverisë sllavo-maqedonase!

Nuk mund të ketë “bashkëjetesë” me ata që kanë prerë, kanë masakruar dhe kanë dhunuar vazhdimisht të shqiptarëve dhe të drejtave të tyre, se kjo është e pamundur jo vetëm pas veprimeve dhe inskenimeve “lartë-poshtë” (shih orkestrimet të tipit Vevçan), por edhe “poshtë-lartë” (shih brohoritjet e tifozeve sllavo-maqedonas) dhe se mbi të gjitha duhet të punojmë e të veprojmë për Shqipërinë e Ribashkuar!

Mona Agrigoroaiei

Loading...

Orkestrimet e qeverisë sllavo-maqedonase për “konflikt ndërfetar” muslimano-krishterë, pas “karnevalit” të Vevçanit fshehin paaftësinë e serbofilit Gruevski për t’i bërë ballë krizës së thellë ekonomike që ka kapluar “shtetin” artificial sllavo-maqedonas dhe janë tendenca për të hedhur pluhur dhe për të hequr vëmendjen nga kjo krizë ekonomike.

Por instigimet kundër fesë myslimane në karnaval dhe kinse shkatërrimet e kishave në rajonet e Tetovës dhe Strugës për gjoja “hakmarrje” nuk mund të fshehin arsyet reale të nxitjes së urrejtjes NDËRETNIKE, ku sllavo-maqedonasit udhëheqin në kapitullin shovinizëm antishqiptar.

Rastet gjoja “ndërfetare” janë në fakt një konstrukt artificial të ndërtuar me siguri prej qeverisë sllavo-maqedonase që edhe ka bërë popullin sllavo-maqedonas të nxitet kundër shqiptarëve.

Është për të dalluar këtu sjellja e tifozëve sllavo-maqedonas që brohorisnin “Vdekje shqiptarëve!” dhe “Dhoma gazi për shqiptarët”, si dhe grafitet nëpër xhami me mesazhin “Vdekje shqiptarëve!”.

Reagimet e shqiptarëve kanë qenë dinjitoze. U dogj dy here flamuri sllavo-maqedonas, ky flamur i shpikur që nuk na motivon aspak ta konsiderojmë flamurin e atdheut, por një flamur i huaj, i një shteti armik.

Gjithashtu u zëvendësua flamurin sllavo-maqedonas në bashkinë e komunës së Strugës me flamurin shqiptar dhe atë islam. Nuk ishte mirë të vihet edhe flamurin me hënë përpos atij me shqiponje në bashkinë e Strugës, sepse dihet, feja e shqiptarit është SHQIPTARIA, por fakti se ndodhi këtë më jep të drejtën të besoj se autorët e kësaj vepre ishin vet shërbimet sllavo-maqedonase, që të akuzohen më pas shqiptarët për “fundamentalizëm islamik”, sepse çdo shqiptar i vërtetë e ndien se para fesë, të parët janë ATDHEU DHE KOMBI!

Është për të shënuar se në “incidentin” e parë, atë të djegjes së flamurit sllavo-maqedonas u ngrit padi një shqiptari për “nxitje të urrejtjes etnike”, por MPB-ja “e dashur” sllavo-maqedone nuk bëri asnjë hetim në rastet e tifozëve shovenistë sllavo-maqedonas apo të grafiteve antishqiptare nëpër xhami!

Reagimi i vetëm kundër tyre ishte nga tifozët shqiptarë që në ndeshjen Teuta-Tirana shpalosën një pllakatë të madhe me mesazh të adresuar sllavo-maqedonasve: “Kur stërgjyshërit juaj ishin majmunë, ne Teutën mbretëreshe e vumë!” Ky mesazh, aq i bukur, edhe inteligjent tregon lashtësinë e shqiptarëve në këto troje shqiptare dhe të vërtetën, kush është autokton dhe kush është ardhcak në këto troje të pushtuara dhe të kolonizuara prej sllavëve!

Se shqiptarët nuk do të durojnë deri në fund të botës që sllavo-maqedonasit t’i përdhosin, nënshtrojnë dhe skllavërojnë dhe se çdo tentim të tillë do të ketë rezultate katastrofale për shtetin kolonial e artificial sllavo-maqedonas.

Jo kot, komisari për pakicat kombëtare të OSBE-së, Knut Volebek ka tërhequr vërejtjen lidhur me incidentet e fundit ndëretnike në Maqedoni, duke pohuar: “Maqedonia, si demokraci e re po përballet me një seri sfidash. Vendi shumë përparoi pas konfliktit të vitit 2001, por seria e incidenteve dhe ngjarjeve në Strugë përkujtojnë se incidentet ndëretnike dhe religjioze nuk i takojnë vetëm të kaluarës dhe nëse ato nuk ndalohen mund ta rrezikojnë shoqërinë”. Pra, qeveria pro-serbe e Gruevskit të mendojë mirë para se të vazhdojë lojen e rrezikshme që e ka filluar, sepse gjithë kjo do t’i kthejë si bumerang.

Për mua, si analiste e ngjarjeve në IRJM, është i qartë fakti se nuk mund të ketë “bashkëjetesë” me ata që kanë prerë, kanë masakruar dhe kanë dhunuar vazhdimisht shqiptarët dhe të drejtat e tyre se kjo është e pamundur jo vetëm pas veprimëve dhe inskenimeve “lartë-poshtë” (shih orkestrimet të tipit Vevçan), por edhe “poshtë-lartë” (shih brohoritjet e tifozëve sllavo-maqedonas) dhe se mbi të gjitha duhet të punojmë e të veprojmë për shkatërrimin deri në palcë të kësaj krijese antishqiptare që quhet FYROM dhe të punojmë për Shqipërinë e Ribashkuar!

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button