Kurti: Sjellja e autoriteteve maqedonase ndaj shqiptarëve është shoviniste

Dobësinë e Kosovës po e keqpërdor edhe Maqedonia. Kështu ka vlerësuar lideri i Lëvizjes ‘Vetëvendosje’ Albin Kurti, i cili nuk ka kursyer fjalorin ndaj politikës qeveritare të Shkupit Zyrtar. Madje ai veprimet e fundit të autoriteteve shtetërore të Maqedonisë, i ka quajtur ekspedita shoviniste që kanë për qëllim ushtrimin e presionit ndaj shqiptarëve.

“S’ka mundur të jetë ndryshe me këtë qeveri, duke biseduar me Serbinë për çështje të brendshme të Kosovës dhe pa kushte paraprake për Serbinë, Kosova po përfundon e kushtëzuar nga Serbia edhe dalëngadalë po bëhet çështje e brendshme e Serbisë. Për të qenë edhe më keq se kaq, dobësimi i Kosovës, si duket po e trimëron Qeverinë e Maqedonisë me ekspeditat e saj shoviniste antishqiptare, kundër shqiptarëve autokton atje”, deklroi Albin Kurti, ‘Vetëvendosje’.

Loading...

Kurti këto komente i bëri teksa kritikoi ashpër politikat zyrtare të Prishtinës përballë Serbisë në mbledhjen e Këshillit të përgjithshëm të Lëvizjes ‘Vetëvendosje’. Ky reagim i Kurtit dhe Lëvizjes së tij ndaj incidenteve ndëretnike në Maqedoni, nuk është i pari. Edhe dhjetë ditë më parë, pikërisht në ditën kur u rrahën 15 nxënësit shqiptar të fshatit Çiflig, ‘Vetëvendosje’ krahas kritikave që i dërgoi Qeverisë ‘Gruevski’, kritikoi edhe partitë politike shqiptare për paaftësi për t’i dalë në ndihmë elektoratit të vetë.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button