LSDM kundër 100-vjetorit të Ditës së flamurit

Manifestimi për shënimin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditës së flamurit shqiptar ka konfrontuar deputetët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM).

Deputetët e opozitës maqedonase ishin kundër asaj që Manifestimi I 100 vjetorit të Ditës së flamurit të festohet me para shtetërore. Ndaj këtyre qëndrimeve të deputetëve të LSDM-së ashpër kanë reaguar deputetët e BDI-së, transmeton “Zhurnal”.

“Në fakt unë ju them që me fjalët që thanë, treguan këta kolegë deputetë dyfytyrësinë e tyre. A e dini pse. Kishte një komision pune që do të seleksiononte të gjitha propozimet dhe anëtarët në këtë komision janë edhe Tuseva dhe Veljanovski dhe hapni dhe shihni takimet që kanë pasur ata në komision.

Loading...

Në përfundim të këtij komisioni, kur është bërë seleksionimi i këtyre datave, anëtarët e komisionit njëzëri kanë votuar për gjithë projekt programin”, deklaroi deputeti i BDI-së, Arben Labënishti duke iu kundërpërgjigjur deputetëve të LSDM-së.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button