Maqedoni, arrestohen dhunuesit e nxënësve shqiptarë

, Maqedoni, arrestohen dhunuesit e nxënësve shqiptarë

Ministria e Brendshme maqedonase njoftoi arrestimin e shtatë personave të dyshuar si autorë të rrahjes së nxënësve shqiptarë në autobus, ngjarje e ndodhur gjatë mesjavës e që ngjalli reagimin e faktorit politik e shoqëror shqiptar në Maqedoni e jashtë saj.

Nëpërmjet një njoftimi, Ministrja e Brendshme e Maqedonisë, Gordana Jankullovksa njoftoi se në pranga përfunduan 7 shtetas që të gjithë të moshës 17-18 vjecare. Ministrja tha se ndaj tyre do të ngrihet një padi penale dhe kërkoi që të merret masa e sigurisë me burg për 30 ditë.

Dëshmitë e para të dhëna nga nxënësit shqiptarë flisnin për 20-30 persona të maskuar që bllokuan dy dyert e autobusit dhe ushtruan dhunë ndaj tyre. Nuk dihet nëse do të ketë arrestime të tjera, apo policia maqedonase do të mjaftohet me këto 7 arrestime.

Ngjarja e shëmtuar ndodhi në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup ditën e mërkurë kur janë rrahur barbarisht 15 nxënës shqiptarë në autobusin që transportonte nxënësit e fshatit Çiflik. Në automjet hynë disa të maskuar.

Ngjarjet shkaktuan reagimin e prindërve të nxënësve të dhunuar si dhe të mbarë faktorit shqiptar. Opozita shqiptare në Maqedoni debatoi ashpër me partinë shqiptare në pushtet BDI në lidhje jo vetëm me rastin në fjalë, por me të gjitha rastet e dhunës ndaj shqiptarëve. Nga Tirana të parat që reaguan kundër dhunës ishin Aleanca KuqeZi dhe Partia Socialiste të cilat apeluan për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërkohë që Ministria e Punëve të Jashtme reagoi dy ditë me vonë.

Reagime erdhën edhe nga Shtetet e Bashkuara. DASH e cilësoi autorët e dhunës si “frikacakët më të mëdhenj” dhe bëri thirrje për qetësi e ndëshkimin e autorëve sipas ligjit.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button