Markoviq: Bujanoci nuk do të ketë rrugë me emra të shqiptarëve

Ministri i vetadministrimit lokal dhe i çeshtjeve për pakicat Milan Markovic ka anuluar vendimin e Kuvendit Komunal të Bujanocit për ndryshimin e emërtimeve të rrugëve dhe sheshit të qytetit të Bujanocit.

Gjatë qëndrimit të tij sot në Bujanoc, Markoviq ka deklaruar se vendimi i KK të Bujanocit nuk e ka marrë pëlqimin tim për ndryshimin e emrave të rrugëve.

Ministri Markovic ka nënshkruar anulimin e vendimit të K.K të Bujanocit që kishte të bëjë me iniciativën e Partisë Demokratike për ndryshimin e emërtimeve të rrugëve dhe sheshit të qytetit.
Ky veprim i papritur i Ministrit Markoviç do të shkaktojë një indinjatë dhe revoltë tek popullata Shqiptare e komunës së Bujanocit, sepse kjo iniciativ e Partisë Demokratike e cila ishte e përkrahur edhe nga subjektet tjera politike që participojnë në Kuvendin komunal të Bujanocit, ishte pritur me një entuziazëm dhe gëzim të madhë nga fakti se në qytetin e Bujanocit nga 65 rrugë të emëruara 64 nga to mbajnë emrat që identifikojn vetëm serbët, kurse vetëm një nga to mban emrin Ramiz Sadiku.

Loading...

Poashtu edhe vendimi për ndryshimin e emrit të sheshit të qytetit nga Karagjorgje Petroviç në “Skenderbeu”, është hedhur posht nga ana e ministrit Markoviç.

Vlenë të theksohet se vendimi i provokativ i ministrit Markoviç, vetëm 24 orë pas vendimit të kuvendit komunal të Bujanocit, pothuajse ëhstë përkrahur nga deputeti popullorë Riza Halimi i cili në një deklaratë dhënë për televizionin serb me frekuenc nacionale B-92, kishte potencuar se, “vendim i këshilltarëve Shqiptarë të K.K të Bujanocit ishte i ngutur dhe jo mirë i analizuar”.

Në të ardhmën mbetet të shihet se çfar vendimi do të merrë kryetari i KK të Buajnocit dhe a do ta ketë ky Kuvend vullnetin të debatojë para zgjedhjeve lokale për këtë çështje të cilën vet këshilltarët e votuan.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button