Me makinën e ëndrrës për bashkim, jemi një komb

Arben Morina 

Të qenurit shqiptar ia plotëson kuptimin e jetës. Krenaria e tij mbizotëron, sepse thotë se i përket kësaj race fisnike, të zgjuar e trime, krenaria e tij mbizotëron sepse i përket popullit më të lashtë në Evropë. Të qenurit shqiptar është vetë jeta e tij. Ky është Arben Morina, nga Morina e Kosovës “Shumë njerëz kur e shohin teksa udhëtoj me makinë në të cilën kam dizenjuar shqiponjën dykrenare dhe kam shkruar “Jemi nji komb”, mund të më quajnë paksa të luajtur por unë jam krenar që jam shqiptar”, kjo ngelet kënaqësia më e madhe për të.

E adhuron drejtësinë dhe e ëndërron që ta ketë në trojet shqiptare. Çdo gjë që dëgjon për vendin, e bënë të ndihet krenar, sepse çdo fjalë e mirë që dëgjohet pas 16-vitesh largësi është shumë për të. “Kur shikoja shtetasit e huaj nga Zelanda, Afrika, Italia dhe pse mund të ishin në Londër, ata kishin diçka me vete që simbolizonin vendin e tyre, më shtohej dhe më tepër dëshira për ta bërë dhe unë këtë”, thotë Arbeni. Ndihet aq shumë krenar sa flamurin shqiptar e mban me vete, në makinën me të cilën ka vajtur në shumë shtete por askund nuk është ndjerë aq mirë sa në Kosovë.
Kur e pyet se pse shqiponja gjendet e dizanjuar në “Volksëagen rogue”-in e tij thotë: “ Sepse shqiponja është një ndër të paktët shpend që jeton në malet më të larta, atje ku merr frymë lirshëm dhe ajri është shumë i pastër, sepse simbolizon një pjesë të identitetit tonë kombëtar”
Ka udhëtuar me makinën në të cilën ka flamurin dhe shqiponjën dykrenare në Britani, Belgjikë, Gjermani, Zvicër, Itali, Bosnje, Mal të Zi, Kosovë dhe s’e ka ndaluar asnjë. “Por në momentin që kam hyrë në Maqedoni më është dashur të shpjegoj me orë të tëra se: “Çfarë ishte kjo pamje? Se përse e ka këtë të dizanjuar? Çfarë sombolizon kjo? Por pavarësisht kësaj asgjë s’mund të më ndaj prej saj, sepse kam investuar ditët më të bukura të jetës sime për realizimin e kësaj ëndërre shumëvjeçare”, shprehet Arbeni.
Kujton se kur ka hyrë në Kosovë, emocionet kanë qenë të papërsëritshme, kanë qenë të jashtëzakonshme për respektin që kanë treguar ndaj tij. Ai thotë, nuk kam për ta harruar asnjëherë momentin që shoferi i një “Golfi të zi” e ndaloi dhe e uroi vetëm fat e mbarësi në jetë. Për këtë shqiponjë djemtë sakrifikuan jetën dhe i kujtonte djalin që nuk i jetonte më. Por që mbi shpatullat e tij kishte mbajtur një tatuazh me shqiponjën dykrenare dhe shkruante nji komb, ashtu siç ka shënimin në makinë .
Arbeni thotë: “Çdo makinë që të kem unë do të ketë jo vetëm shqiponjën por dhe hartën e 1912-ës. Sepse dëshira ime është që shqiptarët kudo që ndodhen të flasin vetëm shqip. Të shtrihet dora e pajtimit në çdo lloj aspekti mes njëri- tjetrit dhe të hiqen objektivat për përçarje kombëtare pa të drejtë. Nëse do ketë punë të pastër nga të gjithë, dhe nëse do të lihen mënjanë interesat personale, atëhere në shpirtin e çdo shqiptari do të ketë vetëm krenari që i përket kësaj kombësie.
Do të ishte mirë që bashkëkombësit të shprehnin dashurinë e tyre për vendin, përmes veprimeve të vogla e konkrete të përditshme. Të duash atdheun është akt që do dëshmuar përditë që nga vendi ku hedh mbeturinat, deri në qëndrimin aktiv qytetar, pse jo edhe politik. Patriotizmi përjetohet si i tillë vetëm në ditë festash, apo protestash. Por mund të përjetohet me kënaqësi çdo ditë.” 41-vjeçari rrrëfen se të gjitha makinat që do të marrë do të jenë të kuqe, do të dizenjojë jo vetëm shqiponjën por edhe hartën e vitit 1912. “E ndjej që do të bashkohemi sepse jemi një komb,”përfundon ai.
Emri: Arben Morina
Mosha: 41-vjeç
Vendlindja: Morinë (Kosovë)
Jeta: Arben Morina jeton në Londër dhe ka marrë nënshtetësinë. Prej 12 vjetësh jeton atje. Ishte një punëtor i thjeshtë kur emigroi ndërsa tani ka një biznes të vogël. Ndjenja e patriotizmit që ka është për t’u admiruar, dhe këtë e tregon jo vetëm me fjalë por edhe me vepra. Udhëtimin me makinën me flamur ka dashur ta mbyllë në Tiranë, siç e quan kryeqytetin e të gjithë shqiptarëve dhe ashtu ka ndodhur.
Ëndrra për bashkim kombëtar
Të gjithë këtë dashuri për atdheun dhe trojet shqiptare e ka trashëguar nga babai i tij. “Babai im kishte një motër të cilën nuk e kishte takuar 40 vite dhe vdiq pa e parë por ai e dinte se do vinte dita që do të hapeshin kufinjtë sepse jemi shqiptarë. Ndërsa unë e ndiej që të gjitha trojet shqiptare do të bashkohen një ditë, dhe ajo ditë po vjen”, shprehet ai.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button