​Cana rrezikon të humb shiritin e kapitenit

, ​Cana rrezikon të humb shiritin e kapitenit

Lorik Cana rrezikon ta humbas shiritin e kapitenit të Kombëtares së Shqipërisë. Lajmi i “Panorama Sport”, lidhur me mundësinë e votimit të shiritit të kapitenit nga vetë lojtarët, ka bërë bujë në rrjetet sociale.

Të enjten ky lajm ka qenë ndër më të kilikuarit dhe një ndër më të debatuarit. Sigurisht ka pasur pikëpamje nga më të ndryshmet, por në përgjithësi është përkrahur ideja për një votim nga ana e lojtarëve kuqezinj për shiritin.

Nëse kjo gjë do të ndodhë, atëherë Lorik Cana rrezikon ta humbasë shiritin (gjithnjë teorikisht, pasi nëse votohet, mund të jetë sërish ai kapiten), teksa një nga kandidatët më të fortë mbetet Mërgim Mavraj. Ky i fundit gëzon një respekt dhe simpati të veçantë nga pjesa më e madhe e lojtarëve aktualë të ekipit tonë përfaqësues.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button