Në aksin rrugor Prishtine-aeroport në fshatin Vragoli nënkalimi të ura shumë milionëshe nga vërshimet u shndërruar në liqe!


Nga Luan (A) Dibrani
Vendi ynë,  akoma po vazhdon ne  avazin   e pa kriter  të pa plan , pa vizion ,ndodhet në rrugëtim të gabuar, për ata që kanë marr timonin e drejtimit, njësoj ndjekin politiken  ekonomike. Po e vazhdojnë   me një  ritëm  mjerimi  dhe injorancë të pa kripur të pa mbuluar,  të pa definuar,  që nga instancat ma të (ulëta deri në atë,  super  instancat gjenerale dhe të hekurta   në dëmin e  qytetarit, në  demin e   arkës dhe buxhetit të shtetit dhe standardit  familjar në tërësi të Kosovës)?Këto ditë të ftohta ky dimër  që  do të mbahet  mend,  qiti në skenë    “marifetet dhe   milionat   e derdhur,  nga projekte të gabuara” në rrugën    e  aksit Prishtine- Aeroport në Vragoli ,  nënkalimi    të ura nga vërshimet  u shndërruar në liqe!
SAM_1316
Pamje rrëqethëse se ku janë derdh paratë e popullit!
Pamje e rrugës në drejtim të Aeroportit  në autodalje  Miradi  të nënkalimi i fshatit  Vragoli  qe gravitojnë edhe shume fshatra tjera , që lidhen  me rajonin e Lipianit, pamje rrëqethëse   që i ngjan ndonjë cepi liqeni nga gabimi i  projektit. Përkundër  reagimit të qytetareve  të thjesht pa “shkolla  arkitekture” siç janë këta arkitektët  e famshëm me ministra,qytetarët   kanë protestuar, reaguar dhe   sugjeruar se  nënkalimi është i pa realizueshëm  nga vërshimet  e shpeshta paraprake  me çka në një moment  të fillimit të kësaj rruge isha edhe vet dëshmitar qe ju propozuam se e vetmja  zgjedhje ishte  rrethrrotullimi!
Takim  me ministrin Adem Grabovci  i asaj kohe  ,me një grup inxhinierësh  dhe qytetarësh duke diskutuar projektin  në fjalë,  gjë qe ju propozuam dhe sugjeruam qe  këtu  problemin e  zgjedh një rrethrrotullim. Foto-takim Vragoli mbi urë  19.09.200.Të lartpërmendurit  mund të arsyetohen se atë ditë nuk ka pas shi as borë, ishte dite vape dhe nuk  e kane vrarë mendjen se  do te këtë dimra e vërshime përkundër tërheqjes se vërejtjes!
 Pikërisht është problemi të ura e Sitnicës, që po shihet  pranë nesh sipas projektit nënkalimi,  në praktikë është projektit i  realizuar,  si i dështuar, pamja  flet vet nuk don koment!!!. Më që sipas projektit në praktikë uji i lumit është mbi nivelin e shtresës  se realizuar të  nënkalimit dhe  izolimet nuk i kanë bërë,  por përkundrazi    një tender tjetër qe  e fitoj , pas dështimit te të parit,  ai   morri eurot dhe punën e bëri shkele e shko dhe iku.
Kosova është futur në rrugë të gabuar, nga një politikë sharlatanësh ,mendjelehtë dhe kështu po e zgjat agoninë dhe pa perspektiven e popullit!
Reagimet  e ma  hershme  ishin,  se shpesh është intervenuar, me barrikadat e gurëve dhe dheut duke ju shmangur    ujit, në lagjen  e këtyre  fshatrave. Në këtë nënkalim që po e shihni, të vërshuar nga  uji , kalojnë një (serë qytetesh dhe fshatrash, siç është Lipjani, Shtimeja  dhe disa fshatra Batuesë, Miradi dhe vet fshati    Vragoli). Mllefi  i tyre shihet, me  çka  qytetarët vetëm psherëtijnë thellë, mallkojnë, tërbohen dhe presin, presin të panjohurën tjetër qe do ti pret në “sekretet e  qeveritarëve në projekte të tilla”  të pa zbuluara deri me tani!. Kosova është futur në rrugë të gabuar, nga një politikë sharlatanësh ,mendjelehtë dhe kështu po e zgjat agoninë, e cila, si e tillë, po krijon një atmosferë të tendosur ,një atmosferë të pashpresës, zhgënjimi, pasigurie dhe dëshpërimi në çdo gjë , në çdo fushë, për çudi as një mjet informimi nuk e pa të udhës  qe ta publikojnë rastin, përkundër  njoftimit nga qytetaret , por  me një rast  pata bisede edhe vet me  zyrtaret e RTK-së  dhe TV-21 , me çka thanë se ishim ne vendin e ngjarjes dhe e kanë filmuar ,  por  sigurisht se  dikujt nuk i paska  pëlqyer   kjo skenë dhe nuk u lejua qe të publikohet  për shkaqe të  abuzimeve  ne këto projekt!…
Për tu kthyer prapë në drejtimin e Aeroportit apo Pejës,  për në të njëjtën pikë çdo qytetar është i detyruar 14 km t’i kaloj fare kot!
Për qarkullimin  e  një qytetari, për  të shkuar në Aeroport, nga Lipjani ose fshatra të përmendura  dhe anasjelltas,  duhet që të shkojnë në drejtim të Prishtinës 7 km deri të udhëkryqi i Bresjes së Fushë- Kosovës ose  te nënkalimi  i fshatit të autodalja Miradi ,që për tu kthyer prapë ne drejtimin e Aeroportit apo Pejës,  për në të njëjtën pikë çdo qytetar është i detyruar 14 km t’i kaloj fare kot! Për fshatin Miradi dhe Vragoli që përkufizohen me këtë rrugë për të shkuar në shtëpitë e veta nga Prishtina duhet që të shkojnë prapë deri ne Sllatinë dhe me u kthye prapë, në të njëjtën pikë, apo anasjelltas, është për tu çuditur, qe vetëm rrugën fëmija, me kalua apo qytetari,  me dale në anën tjetër të rrugës,  ose me shkua në shkollë  prapë duhet me rrezikua kalimin  në të” zezë” mbi hekurat  në mes të udhës në magjistralen, me çka priten prapë viktima të reja .
 Ky udhëkryq mbeti pa u rregulluar deri ne nëntorin e vitit 2011, nga  qe u përballen me aksidente të shpeshta, dhe bllokada rruge, por  kjo rrugë dhe projekt  i  ngadalshëm ,  nuk u kursye, pa marre edhe shumë jetë njerëzish?!!!.  Këtyre banorëve    në mungesën e  ndonjë vendkalimi nga  “arkitektet famoz të udhëhequr nga matrapaz  qeveritar,    pa i përmbushur  kriteret paraprake  i marrin postet  e  ministrave jo qe e zotërojnë, por  e degjenerojnë edhe ministrinë që punojnë.  Popullit  dhe xhepave të tyre po ju vjen era shkrumb,  se ju dogjën  paratë,  dhe (mbeten   se mbeten edhe pa para edhe pa rrugë). Sot projektet e tyre  u përngjajnë ma tepër  ndonjë “statuje dhe gërmadhe”  se sa  qe  i kryen punët   normale siç e dikton   një  nevoja e zhvillimit të   vendit.
SAM_1322
  Për mungesën e  një semafori apo  të një rrethrrotullimi çdo qytetar duhet t’i bëjë 14 km për së koti, po që pati një qytetar nevojë që të dalin për  interesin e vet në Prishtinë apo në Aeroport  tri herë gjatë ditës i llogariten 42 km të kota!…   
  SAM_1283
Pamje e një qytetari me veturë duke u kthyer prapa  rrugës  e projektuar një kahëshe,  por  vet qytetaret i thyejnë rregullat qe ti shmangen  shpenzimeve   të shumta dhe  tani   për  tani shfrytëzohet edhe nga krahu tjetër   për t’u inkuadruar për rrugën e  Aeroportit me qellim te ikjes se  rrugës deri në fushë të Kosovës !
Jo larg  urës se Sitnicës  gjendet kjo pamje e  planifikuar  të hyrje-daljet  në Aeroportin e Prishtinës,  qe ka mbetur  e pa shfrytëzuar,  qe u derdhen me miliona euro.  Sot nuk jep askush llogari as përgjegjësi qe i dogji xhepin qytetarëve të Kosovës  dhe u trash xhepi i  atyre që e bënë projektin dhe e menaxhuan,  qe sot  këto projekte  u përngjajnë ma tepër  ndonjë statuje dhe gërmadhe ,se sa  një ure qe ndërlidh interesat e popullit siç e dikton   nevoja e zhvillimit të   vendit.(  Në veshët e popullit ka një informatë e hidhur sa qe  flitet qe duhet me rrënuar fare  urën e re te ndërtuar nga  arkitektet   e djegies se  djersës se popullit)!!!
Pra  si fakte  që Kosova ndodhet në rrugë të gabuar, askush se vë në diskutim dhe as qe synohet, te  bëhet ndonjë    intervenim  zyrtar  në të mirën e popullit,   qe vendi pos  çalimeve  në ekonomi ai është i diskriminuar edhe në  politikë e në kulturë . E për me e dëshmua sheshazi, se vendi ndodhet në  kolaps  pa vizione  dhe rrugëdalje  , gangsterët  politikaj i dhanë vulën  ne bisedat  e mbikëqyrura ndërkombëtare qe po zhvillohen mes Kosovës e Serbisë, qe  pretendohet deri të  copitmi dhe zvogëlimi i Kosovës. Etiketimi    i  njeri-tjetrit   në parlamentin e Kosovës, gjë qe   ma tepër i përngjan ndonjë teatri, se sa një shtëpie, ku duhet trajtuar dhe diskutuar për fatin e popullit,  kulturën dhe   hallet e tij. Kolltukët e butë  sikur ju kanë pëlqyer shumë duke përforcuar këto ditë “dinamiken” politike të gabuar,  ku parlamenti i Kosoves  ka  kaluar në foltore  sharjesh, abuzimesh ,fyerjesh dhe  shantazhesh  për ta përforcuar akoma   politiken qorre pa institucione, pa asnjë standard moral e politikë ,duke e  fyer dinjitetin e çdo qytetari të Kosovë. Një pushtet që rri si hija e zezë mbi Kosovën dhe rrugën e saj të prosperitetit  të avancimit ,zhvillimit dhe synimit drejt   kthimit  në (Familjen Perëndimore), mendoj se  herët a vonë  do t’i gjykojnë  koha  ,brezi i tanishëm   dhe historia.
Foto-reportazh -koment nga Luan.A.Dibrani shkurt 2012

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button