“Nuk dua të luaj për kuqezinjtë, zgjedhja ime është Greqia”

Rregullorja, në rastin e tij, është e qartë dhe konkrete. Një futbollist mund të luajë me një përfaqësuese A të një vendi, vetëm nëse në momentin kur ka luajtur me ekipet “Under” ka pasur njëherazi dhe pasaportën e asaj përfaqësueseje. Për Gjergji Konen, të lindur në Tiranë, zgjedhja është e tëra personale. Ai ka pasur gjithnjë dy pasaporta, atë shqiptare dhe atë greke. Federata Shqiptare e Futbollit gjithnjë i ka bërë një ftesë të luante me Kombëtaren e madhe shqiptare, por ai vendosi përfundiomisht të zgjidhte ekipin A të Greqisë. Thonë që zgjedhjet nuk gjykohen. Në Itali e konsiderojnë një futbollist shumë të rëndësishëm. Në një intervistë të dhënë për mediat italiane ai tregon karrierën e tij.

 – Kur ka qenë hera e parë që keni filluar të luani futboll?
– Kur isha 8 ose 9 vjeç.

– Po shkollën e përfunduat?
– Po, po, bëra gjimnazin. Nuk jam regjistruar në universitet.

Loading...

– Kur ka qenë hera e parë që ratë në sy?
– Në moshën 12 vjeç, në turneun e Pireut, drejtuesit e Olimpikaosit ishin ata që më pëlqyen.

– Kishte shumë zëra rreth jush atëherë?
– Po, kam kaluar një fëmijëri të vështirë. Prindërit e mi nuk ishin të pasur, por ama mua dhe vëllait nuk na ka munguar asgjë. Babi im ishte biolog, ndërsa mamaja ime jepte mësime pianoje në Shqipëri. Kur vajtëm në Greqi ata duhet të bënin shumë punë duke i harruar profesionet e tyre të respektuara.

– Kur e keni lënë Shqipërinë?
– Unë kam lindur në Tiranë dhe kur isha dy vjeç vajta së bashku me familjen në Greqi. Vitet e para ishin shumë të vështira.

– Tani Greqia nuk po kalon një moment të mire, apo jo?
– Njerëzit po shesin madje dhe makinat që ta kalojnë këtë moment. Nuk ka luftë, ashtu si duket në TV. Megjithatë kriza është e madhe.

– Vëllai juaj punon aty?
– Po, po, punon në një bar në Athinë. Është 30 vjeç dhe për brezin e tij gjërat në Greqi janë shumë të vështira.

– Ju, shkoni shpesh në Greqi?
– Sa herë që mundem shkoj atje. Më pëlqen, i adhuroj ishujt e Greqisë. San Torini është i preferuari im.

– Udhëtoni shpesh?
– Është gjëja që më pëlqen më shumë të bëj.

– Ku do të donit të jetonit?
– Në Shtetet e Bashkuara. Në Los Anxhelos.

– Si ndiheni me skuadrën e re, Bolonja?
– Më pëlqen më shumë dhe si qytet. Ka më shumë gjallëri sesa Breshia, por dhe për arsyen se këtu gjendet edhe Universiteti.

– Jetoni i vetëm?
– Jo, jetoj me të dashurën time, Kristina Stefanidi, që është dhe modele. Edhe ajo ndihet shumë mirë.

– Ku ishit kur Greqia fitoi Europianin?
– Në Athinë, duke festuar në qendër. Isha vetëm 16 vjeç atëherë.

– Tani luan me përfaqësuesen greke. Pse kjo zgjedhje?
– Ajo është përfaqësuesja ime. Unë aty jam rritur. Ndoshta përfaqësuesja greke nuk ka ndonjë histori të madhe, por ne luftojmë shumë.

– Po Shqipëria?
– Është vendi ku kam lindur.

– Çfarë mund të bëjë Bolonja?
– Unë e kam thënë gjithnjë që skuadra është e mirë dhe ka shpirtin e duhur për të bërë gjëra të rëndësishme./sport ekspres

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button