Pamje shok, digjet flamuri shqiptar nga Christian Organization (VIDEO)

Video është publikuar pardje më 10 mars nga ajo që vetëquhet Hristijanska organizacija dhe në anglisht Christian Organization. Organizata e vetëquajtur si e tillë, nuk jep të dhëna për vendndodhjen e saj ndaj dyshimet mund të lindin se kjo video mund të jetë përgatitur edhe në Beograd, nga qarqet antishqiptare, apo gjetkë

Hristijanska organizacija ose Organizata Kristiane, ka prezantuar një video të cilën e ka shpërndarë në internet dhe fton maqedonasit joshqiptarë që “të zhduken” shqiptarët myslimanë.

Loading...

Para se të djegin flamurin, me në sfond një këngë të afërt me ato liturgjike, maskat kërcënojnë me jetë shqiptarët në Maqedoni dhe përgjithësi ku jetojnë shqipfolësit, duke kërkuar madje edhe bashkimin e të krishterëve kundër shqiptarëve.

Video shoqërohet me titra në anglisht dhe pasohet me djegien e flamurit shqiptar nga personat e maskuar të cilët në një pjesë të pamjeve shoqërohen dhe me vijë melodike. Kurse kur flasin me kërcënime ndaj shqiptarëve, personat e maskuar e kanë zërin të kamufluar mesa duket që të mos mundësohet identifikimi i tyre jo vetëm nga pamja por edhe nga zëri.

SHIKONI VIDEON

“Mos provoni të digjni tempujt e shenjte të krishterë. Mos luani me jetën tuaj, jetën e fëmijëve tuaj sepse or myslimanë, ju ka ardhur fundi ju dhe ka ardhur fundi i fesë suaj, Zotit tuaj dhe xhamisë tuaj”, – thonë në mesazhin e tyre këta racistë të maskuar në mesazhin filmik që ka përcjellë Organizata Kristiane në FYROM.

Video është publikuar pardje më 10 mars nga ajo që vetëquhet Hristijanska organizacija dhe në anglisht Christian Organization. Organizata e vetëquajtur si e tillë, nuk jep të dhëna për vendndodhjen e saj ndaj dyshimet mund të lindin se kjo video mund të jetë përgatitur edhe në Beograd, nga qarqet antishqiptare, apo gjetkë.

Nuk dihet nëse do të ketë reagim nga pala shqiptare, Ministria e Punëve të Jashtme, kurse ka heshtje nga qeveria e FYROM në Shkup.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button