Parrulla nacionaliste maqedonase në Tetovë, policia nuk ndërhyn

Pamje nga parrullat nacionaliste në Tetovë

Tetovë, 26 mars 2012 – Aktivistë maqedonas mbrëmë në Tetovë janë parë duke vizatuar një grafit me përmbajtje nacionaliste, mirëpo nuk janë ndaluar nga policia.

Rasti është alarmuar mbrëmë nga Lëvizja “Illyricum Libertas”, aktivistë të së cilës kanë parë një grup të rinjsh maqedonas duke vizatuar grafitin dhe më pas kanë informuar organet e rendit. Kjo lëvizje ka shprehur shqetësimin dhe revoltën për shkak të mos reagimit të organeve policore, edhe pse për tre herë ishte paraqitur rasti.

Loading...

“Një anëtar i shoqatës sonë kishte vërejtur grumbullin e të rinjve duke vizatuar grafitin ku shkruhej – Makedonija na makedoncite (Maqedonia e maqedonasve) në kryqëzimin e rrugës së Spitalit të Tetovës me komunën. Vetëm 10 minuta më vonë rreth orës 23.40 është informuar policia, por nuk ka pasur reagim. Në ora 00.12 sërish është lajmëruar rasti, por asgjë nuk u ndërmorr. Rreth orës 12 e 15 tre anëtarë të shoqatës janë paraqitur personalisht në Stacionin Policor, zyrën numër 4. Aty i ka pritur një polic (shqiptar etnik), i cili ka qenë krejtësisht i painteresuar dhe ka ndërmarrë masa vetëm pas kërkesës këmbëngulëse tonën. Kemi pritur të shohim paraqitjen e Policisë. Ajo ka mbërritur në vendin e ngjarjes reth orës 12 e 40. Nuk është ndalur tek vendi i ngjarjes, por vetëm ka kaluar me furgonin e Policisë dhe ka vazhduar më tej. Më vonë kemi takuar policët në fjalë duke ngrënë në një shitore ushqimore aty pranë”, thuhet në reagimin e Lëvizjes “Illyricum Libertas”.

Kjo lëvizje reagon se si organet e rendit nuk ndërmarrin asgjë lidhur me kapjen dhe ndëshkimin e autorëve maqedonas të grafiteve, përderisa siç thuhet aktivistët e tyre dhe kryetari i “Illyricum Libertas” është në proces gjyqësor për shkak të vizatimit të një grafiti me hartën e “Shqipërisë Etnike”, që çoi në arrestimin nga policia dhe ngritjen e kallëzimit penal për nxitje të urrejtjes dhe cënim të rendit kushtetues.

“Illyricum Libertas” apelon që urgjentisht të ndërmerren masat për zbulimin e autorëve të këtij grafiti, në të kundërtën bëjnë të ditur se shteti po përdor masa selektive në baza etnike në Maqedoni.

Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button