Përse po flijohen Shqiptaret e Luginës së Preshevës dhe ata nën Malin e ZI ?!

Hajde Zemo Hajde

Këto ditë pati zhvillime alarmante në trojet tona të mbetura nën Serbinë e Malin e Zi.
Shqiptaretë e mbetur nën këto shtete sllave, përditë e më shumë po diskriminohen dhe frika tek ta është në rritje e sipër. Shpresat se atyre do t’u dalin zot Prishtina dhe Tirana janë duke u venitur! Shkurt, janë të zhgënjyer nga politika që zhvillohet atje: E pse po ndodh ashtu më së miri e kuptojmë nga një intervistë e KADRI VESELIT, ish udhëheqës i SHIK-ut në Kosovë, dhënë gazetarit të mirënjohur gjerman Norbert Giesder e publikuar në portalin gjerman “Grand Taurisme”. Në mes tjerash z.Veseli shton: ” …Ne si Kosovar kemi nevojë për një ( …) Mal të Zi stabil dhe një Shqiperi prosperuese. Në këto vende tashmë funksionon tregu i lirë dhe kjo na ndihmon mjaft…” ( Illyria N.Y.10- 12 janar 2012 ).

Kjo i mjafton Z.Veseli, njërit nga dirigjuesit e politikes në Prishtinë! E si duket kjo vlen edhe për Tiranën? Të cilat lëre që nuk reagojnë kur në Preshevë vinë Shqiptarët e vdekur nga burgjet serbe të mbushura plot më shqiptarë apo kur në Mal të Zi përdhoset e ndalohet Flamuri ynë kombëtar, por përkundrazi, u bëjnë koncesione atyre shteteve shoveniste slave.

Loading...

Lejohet Tadiqi me i ra kryq e tërthor Kosoves duke i rrahur protestuesit shqiptar dhe i hiqen Serbisë vizat me Shqipërinë. Pa kurrfarë kushtesh paraprake?! Reciprocitet ky e jo mahi !!!

Pranohet kombi malazez dhe u garantohen ulëse në Parlamentin e Kosoves duke e shkelur Planin e Ahtisarit, gjë që u’a mundëson edhe Serbëve atje t’a shkelin të njejtin,d uke kërkuar : “Ahtisari plus “. Lejohën Malazezet të hynë në Shqipëri vetëm me letërnjoftime, etj… Shkodra është shëndrruar në qytet gjysëm malazez dhe aty valvitet Falamuri i tyre pa kërkuar kurrfarë leje nga shteti shqiptar dhe askush si dënon me nga 1000 euro apo me 2 muaj burg siç ndodhë në Mal të Zi për nxierrjen e Flamurit tonë !!!

Në Panairin e librit në Tiranë, kohë më parë, t’i shurdhonte veshtë muzika serbe e Drazha Mihailloviqit. S’merrej vesh, a je në Tiranë apo në Ravna Gora të Sërbisë; pa përmendur Shkodrën…!

Dhe të gjitha këto bëhen për hir të bashkim-vëllazërimit ose siç thot Z.Kadri Veseli: ” për t’a bërë një Mal të Zi STABIL ” !!

Ska Dialog me Shqiptarin, duhet Dialogu me Grekun dhe Malazezin

Për ta pasur një Mal të Zi stabil duhet t’i lejohët atij t’i shpërngul të gjithë shqiptarët nga trojet e veta shekullore atje. Ndërsa Tirana dhe Prishtina të ndihmuar edhe nga DINOSHËT (lexo: Mugoshët) vendas, që si ministra të pakicave (pasi e hjekin Flamurin Shqiptar nga vendlindja e vet) shpërblehen me poste ambasadoriale, më s’do të kenë kurrfarë kokëçarjesh me Malin e Zi. Nëse ai s’do të u’a kërkojë Pejen e Shkodrën, që siç i’a pranoi Daçiqit këshilltari i Presidentes Jahjaga – DEDA, i kishte pas çliruar Sërbia nga Otomanët. (Sa mirë e dinte historinë ai farë mësuesit i Presidentes tone?!!!)

Duhet të definohën mirë rolet. Shqiptarët e Kosoves Lindore (Lugines së Preshevës) duhet t’i mbrojë Kosova se janë pjesë e Kosoves. Ndërsa ata nën Malin e Zi t’i marri nën mbrojtje Shqiperia, meqë bëjnë pjesë ne Bazenin e Shkodres. E jo të mbëtemi të shkretë, as të Kosoves as të Shqipërisë siç po ndodh gjer me tani… As me sheher as me Barilevë – siç do të thonin në Prishtinë…

Por siç duket kështu do të mbetemi përderisa në Prishtinë dhe në Tiranë të kemi udhëheqës me mendësi provinciale dhe jo me vizion e përkushtim gjithëkombëtar siç dha vërejtje edhe ambasadori i Danimarkes në Tiranë, këto ditë.

Dhashtë Zoti e vinë ne vete ata ose i zavendeson populli me të tjerë që do të interesohen për kombin e jo për fisin e vet apo principatat shqiptare apo vetëm Republikat e Shqipërisë dhe Kosoves e asgje tjeter…!.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button