Shkup, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Jankullovskës

Edhe sot vazhduan protestat kundër vrasjes së dy të rinjve shqiptarë 26 vjeçarit Besnik Shehapi dhe 30 vjeçarit Imran Mehmeti nga polici Jakim Trifunovski. Kërkesa e protestuesve, ashtu sikurse një ditë më parë ishte dorëheqja e Ministres së Brendshme Gordana Jankullovska dhe zëdhënësit të saj Ivo Kotevski. Megjithatë ndryshe nga protestat e djeshme, protestuesit shqiptarë sot nuk deshën t’i bashkoheshin ‘Lëvizjes kundër brutalitetit policor’, pjesëtarë të së cilës janë qytetarë të të gjitha nacionaliteteve dhe përkatësive fetare. Protestat filluan nga Çairi ndërsa përfunduan në sheshin Skënderbeu.

“Apeloj në emër të nënave shqiptare, motrave shqiptare, Jankullovska dhe Kotevski të japin dorëheqje, Bajrami të mos rijë në fotelje. Apeloj te parlamenti i Maqedonisë, ta dinë se ne jemi tu vuajt, ato të mos rinë nëpër karrige, neve po na i rrahin fëmijët, po na vriten djemtë, motrat deri ku më”.

Loading...

Protesta e sotme nuk kurseu as sharjet dhe fyerjet ndaj drejtuesve të institucioneve dhe politikanëve. Ndërkaq ‘Lëvizja kundër brutalitetit policor’ u distancua nga protestat e sotme. Në reagimin e tyre thuhej:
“Ne rreptësisht dënojmë gjuhën e urrejtjes dhe fyerjet, të cilat në këto protesta u adresuan ndaj bashkëqytetarëve tanë maqedonas, si dhe atyre strukturave që manipulojnë mllefin e qytetarëve, duke dashur që këtë mllef ndaj veprimeve të papërgjegjshme të organeve shtetërore, zyrtarëve dhe personave të autorizuar, ta vënë në drejtim të nxitjes së tensioneve ndëretnike. Për sistemin jo funksional që prodhon brutalitetin e policisë, nuk janë fajtorë as maqedonasit, as shqiptarët dhe asnjë njeri i cili fiton bukën e tij ndershëm dhe me mund, por elitat e tyre politike të cilat prej 20 vjetësh dështojnë për të ndërtuar një polici që nuk do të shtyp por do të mbrojë dhe do t’u shërbejë qytetarëve”.

Gjithashtu nga kjo lëvizje njoftuan se do të kërkojnë nga partitë politike të përfaqësuara në Kuvend, thirrjen në interpelancë të ministres së brendshme Gordana Jankulloska. Lëvizja do të përgatisë edhe peticion on-llajn i cila do të përmbajë kërkesat për përgjegjësi morale dhe politike të zyrtarëve të MPB-së, për të ndryshuar ligjet, për të vendosur kontrollin e pavarur mbi punën e ministrisë, dhe për të vendosur mekanizmat që do të mundësojnë që policia të veprojë në mënyrë më profesionale dhe më të përgjegjshme. Semra Jakupi

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button