SHVL-UÇK fton shqiptarët në Maqedoni për vetëmbrojtje !

Pas incidentit të rrahjes së nxënësve shqiptarë, kryetari i Shoqatës së Veteranëve të Luftës së ish UÇK-së, Fazli Veliu kërkon intervenim politik ndërkombëtar dhe mbarëkombëtar dhe vetëmbrojtje gjithkund ku rrezikohet rinia shqiptare.

Shkup – “Popull shqiptar – Rini dinjitoze! 2012-ta, viti i fillimit të shënimit të 30 vjetorit të LPK-së, 100 vjetorit të pavarësisë dhe përqendrimit të mbarë kombit tonë drejt proceseve të BE-së e NATO-s, po përgjaket nga antishqiptarët e dëshmuar gjatë të gjitha periudhave! Duke i ditur veprimet e tyre dyfytyrëshe, në këtë kohë të turbullt, jemi të detyruar që: Të njoftojmë dhe kërkojmë intervenim politik e juridik ndërkombëtar e mbarëkombëtar, Të vetëmbrohemi kudo që të rrezikohet rinia jonë …! Veprimtarinë tonë të gjithanshme kombëtare e kemi të mandatuar nga UÇK, të mbrojtur nga SHVL e UÇK-së ”, thuhet në reagimin me shkrim të Fazli Veliut, kryetar i SHVL-UÇK-së, transmeton Alsat-M.

Loading...

Ndaj incidenteve të fundit nëpër autobusë lokalë ka reaguar dhe delegacioni i BE-së, me thirrje për qetësimin e gjendjes së krijuar ditëve të fundit. Duke shprehur keqardhje për incidentet, delegacioni i BE-së bën thirrje që të mos keqpërdoren incidentet.

“Jemi të informuar për incidentet që ndodhën gjatë 24 orëve të fundit. E shprehim keqardhjen tonë për të plagosurit dhe familjet e tyre. Nga deklarata e ministres Jankullovska kuptuam se në vijim është hetimi policor. Sërish u bëjmë thirrje të gjithë faktorëve që t’i qetësojnë ndjenjat dhe të mos i keqpërdorin këto incidente fatkeqe”.

Incidentet i dënoi sot edhe misioni i OSBE-së në Maqedoni.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button