Spektakel per Shqiperine Etnike. Federata gris flmurin Shqiptar (VIDEO)

Organizata “Zgjohu Shqiptar”, pas pjesmarrjes ne protesten e organizauar pak dite me pare ne Ambasaden Maqedonase, përshkallezon reagimin e saj ndaj incidenteve te shkaktuara ndaj shqiptarëve të maqedonisë kohët e fundit.

Pas rastesteve te shumta qe po shtohen dita dites ne Maqedoni ndaj shqiptareve, në ndeshjen e sotme te kategorise superiore mes dy skuadrave Bylis – Teuta, “Zgjohu Shqiptar” ka protestuar ne bashkpunim me Ultrasit e Bulisit gjate gjithe ndeshjes e kane kenduar kenge patriotike duke ju bere thirrje shqiptareve ne maqedoni e kudo te bejne durim, shum shpejt trojet do ti bashkojme. Dihet boterisht qe Maqedonia është një shtet eksperimental,ndaj ata nuk do të pajtohen kurrë të ndajnë shtetin me ne, përpiqen të bindin faktorët ndërkombëtarë se shteti është i maqedonasve dhe të largojnë shqiptarët nga trojet e tyre.Fqinjët tanë ende të paemër duhet të heqin dorë nga nëpërkëmbja e dinjitetit tonë. Boll duke cënuar shqiptarët!

Loading...

Përpara fillimit te pjeses se dyte të ndeshjes, në shkallët e stadiumit të Ballshit,fale bashkpunimit me Ultrasit e Bylisit,u shpalosën disa banderola ku shkruhej: “Mallakastra per bashkim Komebtar”, “Shqiperi Etnike” dhe “Vdekje nacionalistave SllavoMaqe”.Kurse ne krahun e tifozerise durrsake shpalosej nje flamur kombetar me emrat e trojeve te copetuar ne 1913.

Delegati i FSHF-se Pjetrushi gjate grisjes se flamurit kombetar

Pas Shpalosjes se ketyre banderolave te deleguarit e federates shqiptare dhane urdher qe ndeshja te nderpritej derisa te hiqesh keto thirrje patriotike. Mohimi ka qene teper i madh ne stadium nga te gjithe shikuesit te cilet kane brohoritur nje zeri shqiperi etnike e kane ofenduar federaten shqiptare per kete akt antishqiptarizmi. Preng Pjetrushi, i deleguari i FSHF në ndeshjen Bylis-Teuta është bërë protagonist për disa minuta ne stadium, pasi ka grisur flamurin shqiptar nga gardhi rrethues i fushës, për shkak të mbishkrimeve nacionaliste që ishin vendosur mbi të dhe të banderolave që mbanin tifozët. Me pas, pasi ishin hequr te gjitha banderolat,tifozet durrsak nuk pranuan qe te hiqej harta e shqiperise etnike ne krahun e tyre, derisa nje nga te deleguarit e federates ka shkuar e ka grisur dhe e ka hequr me dhume para gjithe publikut flamurin kombetar.Situata u be e papermbjatshme dhe acaruese ne shkallet e stadiumit.Nje nga risite ishte sepse me kete gjest qe beri federata shqiptare te grisjes se flamurit , Ultrasit e Bylisit iu bashkuan tifozerise durrsake duke u shnderruar ne nje te vetme e duke kenduar kenge patriotike.

Organizata “Zgjohu Shqiptar” me anë të kësaj iniciative këkron të nxisë gjithë opinionin shqiptar të reagojë lidhur më dhunën e ushtruar ndaj shqiptarëve në Maqedoni. “Zgjohu Shqiptar” me këtë lëvizje të sotme kërkon gjithshtu të zgjojë nga gjumi edhe shtetin shqiptar si dhe faktorët politik të cilët po heshtin përballë incidenteve të dhunshme që po përjetojnë shqiptarët në Maqedoni. Klasa shqiptare politike në Maqedoni të heqë dorë nga përçarja dhe të bashkohet sa më parë. Kurse klasa politike në Shqipëri dhe Kosovë të mos bëjë sehir, por të jetë parimore, për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve kudo që ndodhen.I bejme thirrje shtetit Maqedonas i cili duhet të kalojë nga deklarat e thjeshta mediatike në veprime konkrete për të dënuar autorët e ngjarjeve të dhunshme, me synim mospërsëritjen e tyre. Nuk mund të ndodhin rastësisht cdo ditë incidente, janë cështje të organizuara. Duke filluar nga cështja e Enciklopedisë dhe mosndëshkimi i fajtorëve të incidenteve, të bën me dije se dikush qëndron pas kësaj.

Një tjetër faktor i rëndëishëm në këto zhvillime është edhe ai ndërkombëtar, i cili përvec thirjes për tolerancë duhet të kuptojë se ajo që po ndodh është sulm i pastër ndaj etnive shqiptare në Maqedoni, të cilat në këto momente ndihen të pambrojtura nga askush, as nga shteti maqedonas, as ai shqiptar, e as nga komuniteti ndërkombëtar.

Organizata “Zgjohu Shqiptar” në ditet në vijim do t’i përshkallëzojë edhe më tej protestat, duke shprehur mbështetjen dhe solidaritetin ndaj një cështjeje kaq të rëndësishme si respektimi I të drejtave të shqiptareve ne te gjitha trojet ku ata jetojnë.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button