Sulmohet Ambasada e Maqedonisë në Prishtinë

, Sulmohet Ambasada e Maqedonisë në Prishtinë

03:33 Policia e Kosovës ka mbetur në ruajtje të Ambasadës së Maqedonisë gjatë gjithë natës pas sulmit të mesnatës atje, mëson portali Indeksonline. Policia e ka konfirmuar incidentin, por ende po bëhen hetime për shkallën e tij dhe qëllimin. Askush nuk është lënduar dhe as ndërtesa nuk është dëmtuar.

00:16 Koktej molotovi është hedhur në objektin e ambasadës së Maqedonisë në Kosovë. Nuk ka të lënduar dhe dëme të ndjeshme materiale. Policia gjendet në ndjekje të sulmuesve.

Tre persona kanë hedhur koktej molotovi nga një veturë e bardhë “Toyota” në objektin e ambasadës së Maqedonisë në Prishtinë, Dragodan, të premten rreth orës 23:00.

Nuk janë raportuar të lënduar dhe dëme të mëdha materiale.

Një togere policore po kalonte aty afër kur kishte vërejtur sulmuesit dhe ajo menjëherë ishte hedhur në ndjekje të tyre duke e ndërprerë sulmin që ka mundur të jetë më serioz.

Forcat policore gjenden në vendin e ngjarjes.

Ditëve të fundit gjendja në Maqedoni mes etniteteve maqedone e shqiptare është acaruar sërish.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button