Të rinjtë e Aleancës KuqeZi: Rinia në këmbë, shansi i vetëm për Shqipërinë

Kur kanë kaluar vetëm pak ditë pas zyrtarizimit si një parti politike, Aleanca Kuqezi ka ndërmarrë një aksion në të gjithë Shqipërinë për të rritur anëtarësinë e saj. Burime pranë Aleancës KuqeZi bëjnë të ditur së anëtarësia e lëvizjes politike “kuqezi” është një fushatë që do të shtrihet në cdo cep të vendit, madje dhe përtej kufirit në trojet etnike shqiptare.

Nënsloganin “Po nuk u ngrit rinia nuk ndyshon Shqipëria” të rinjtë e Aleancës KuqeZi edhe pse në vështirësi për shkak të mos dhenies së lejes nga bashkia e Tiranës për të ngritur një cadër mbrojtëse ndaj diellit, nuk janë ndaluar dukë ftuar qytetarët e Tiranës, por në të njëjtën kohë të Durrësit, Elbasanit, Kavajës apo dhe Vlorës të bëhen pjesë e lëvizjes popullorë “kuqezi”.

Aleanca KuqeZi ka zhvilluar një seri takishmesh kohët e fundit në disa nga qytetet kryesore të vendit, takime të cilat do t’i paraprijnë kuvendit mbarëkombëtare që do të mbahet në muajin maj të këtij viti. Deri atëherë burimë pranë Aleancës KuqeZi bëjnë të ditur se fushata e anëtarësimeve nuk do të ndalet më qëllim grumbullimin e sa më shumë shqiptarëve në gjirin e Aleancës KuqeZi.


Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

Loading...
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button