Thaçi: Nëse ndryshojnë kufijtë, shqiptarët në një shtet

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur hapur gjatë seancës së të enjtes në Kuvend duke deklaruar se ndryshimi i kufijve të Kosovës do të bashkonte në një shtet të vetëm të gjithë shqiptarët.

Ai ka pranuar para deputetëve se këtë qëndrim ua ka bërë me dije edhe miqëve ndërkombëtare, se në rast të ndryshimit të kufijve shqiptarët më së miri dhe më së lehti do të mund të jetonin në një shtet të vetëm.

“Prandaj edhe pretendimet aty-këtu për ndonjë autonomi nuk janë të vërteta dhe nuk do të ndodhin. Edhe sa i përket pretendimit për ndryshime kufijsh kam bërë të qartë gjithë miqve ndërkombëtarë mesazhin e institucioneve se me pretendime të tilla shqiptarët më së miri dhe më së lehti do të mund të jetojnë në një shtet të vetëm”, deklaroi kryeministri Thaçi.

Loading...

Përveç kësaj Thaçi ka folur edhe për zërat e kohëve të fundit se mund të ketë dialog për veriun e Kosovës, duke thënë se “një dialog i tillë as nuk ka ekzistuar, as nuk ekziston dhe as që do të ndodhë”.

Sipas tij, do të ketë vetëm dialog të brendshëm me shtetasit e Kosovës në atë pjesë për t’i dëgjuar hallet e tyre dhe që të bëhen pjesë e institucioneve të Kosovës, por në asnjë rrethanë dialog me Serbinë.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button