Vdes shqiptari i plagosur në Shkup

Agim Tanallari, 31 vjeçari nga Rashça ka ndërruar jetë mbrëmë para mesnate, pas plagëve të rënda që mori nga sulmi i armatosur nga një grup personash të maskuar në rrugën Rashçe Radushë të Shkupit.

31 vjeçari i shoqëruar nga babai i tij derisa po udhëtonin me makinën e tyre drejt shtëpisë u sulmuan dje nga gjashtë persona të armatosur me maska, me ç`rast plumbat i shkaktuan plagë të rënda dhe menjëherë ishte dërguar në Klinikën e Shkupit. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa MPB bëri të ditur se është vënë në kërkim të autorëve të këtij sulmi, pasi si pistë e parë e dyshimit është grabitja.

Loading...

Agim Tanallari ishte pronari i këmbimores “Vrella” në Shkup. Policia theksoi se dy makinat e vrasësve u gjetën në bazenin artificial të peshqëve në Radushë, derisa vrasësit kanë ikur në drejtim të panjohur.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button