Lobistët e Thaçit sjellin McDonaldsin në Kosovë

, Lobistët e Thaçit sjellin McDonaldsin në Kosovë

Firma me seli në Washington “Patton Boggs” është duke u paguar 50,000 $ në muaj nga zyra e Hashim Thaçit në mënyrë që të lobojë për Kosovën – përfshirë hapjen e restorantit të parë të McDonalds-it. Kompania e diskutueshme e fast-foodit është biznesi i vetëm që është dhënë me emër si subjekt i lobimit nga firma “Patton Boggs”, në takimet e saj për të promovuar Kosovën si një vend për të bërë biznes.

Sipas dokumenteve të paraqitura në Departamentin e Drejtësisë së SHBA-së nga “Patton Boggs”, firma e lobimit iu shkroi e-maila, iu telefonoi dhe mbajti një takim me zyrtarë të Departamentit të Shtetit, në lidhje me hapjen e zinxhirit të hamburgerëve në Kosovë. “Patton Boggs” paguhet nga Zyra e Kryeministrit për t’i ofruar Kosovës “shërbime këshilluese në çështjet ligjore dhe avokim për t’u përdorur për zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe shumëpalëshe”.
Kompania po ashtu, është menduar, “të nxisë investimet dhe mundësitë tregtare për Kosovën, si dhe mbledhjen e fondeve nga programet e ndihmës së huaj”. Për këtë, ajo është paguar 50.000 dollarë në muaj.
Kosova – We’re Not Loving It
McDonalds është zinxhiri më i madh botëror i restoranteve të ushqimit të shpejtë të hamburgerit, që shërben rreth 68 milionë konsumatorë përditë, në 119 vende të botës, por ende nuk ka të hapur një përfaqësi në Kosovë. Shkupi është vendi më i afërt për ata që duan të shijojnë një Big Mac.
Por, sipas raportit të aktiviteteve të “Patton Boggs”, të publikuara në bazë të Aktit për Regjistrimin e Agjentëve të Jashtëm, lobistët që punojnë për zyrën e Thaçit janë përpjekur që të sigurojnë që pulat McNuggets të jenë në dispozicion në shtetin e dytë më të ri në botë.
Në shkurt, firma e lobimit kontaktoi me punonjësit e Departamentit të Shtetit shtatë herë “lidhur me McDonaldsin në Kosovë”.
Gazeta Jeta në Kosovë pyeti McDonaldsin nëse kishin ndonjë plan për të hapur një përfaqësi në Kosovë, por nuk mori asnjë përgjigje.
Zyra e Kryeministrit gjithashtu nuk pranoi të përgjigjej nëse McDonaldsi shihet si një prioritet tregtar për vendin.
Bekim Çollaku, këshilltar i kryeministrit Thaçi, tha se krejt çka mund të thotë është se kompania amerikane lobuese “Patton Boggs” është kontraktuar për të lobuar në favor të Kosovës, për të rritur numrin e shteteve të cilat e njohin Republikën e Kosovës dhe për të avancuar pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Megjithëse paguhet nga Zyra e Kryeministrit, sipas Çollakut, kjo natyrë e punës mbulohet nga Ministria e Punëve të Jashtme. “Ata janë kompetentët të cilët në baza ditore kanë bashkëpunim me këtë kompani dhe mund të japin një raport të detajuar për fushëveprimin e kësaj kompanie deri më tani”.
Pyetjet më pas iu janë drejtuar edhe zyrtarëve për informim të MPJ-së, por deri në publikimin e artikullit nuk ka pasur përgjigje.
Patton Boggs ka listuar pothuajse 70 qasje të ndryshme te zyrtarët amerikanë në gjashtë muajt e parë të këtij viti. Shtatë kanë të bëjnë me McDonaldsin, tri për “punë” të përgjithshme dhe një i lidhur me një “rafineri në Kosovë”. McDonaldsi është biznesi vetëm i emërtuar në listë. /Gazeta JnK /Telegrafi/

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button