Mediat italiane për Elhaida Danin: Zëri i Italisë është Shqipëria

, Mediat italiane për Elhaida Danin: Zëri i Italisë është Shqipëria

Mediat italiane sot kanë shkruar për vajzën shqiptare Elhaida Dani, e cila fitoi “The Voice of Italy”.

“La Repubblica” e ka nisur shkrimin e saj me, “Zëri i Italisë është Shqipëria”. Në këtë artikull tregohet i gjithë realizmi i shfaqjes dhe për mënyrën sesi vajza shkodran arriti qëllimin e saj duke e bërë dhe fituesja e çmimit të parë të këtij evenimenti. 
Elhaida ndodhej ende në dhomat e zhveshjes ku gazetarët i kanë shkuar atje dhe kanë kërkuar intervista nga ajo. “Vetëm pak minuta pasi mbaroi shfaqja 19-vjeçarja shkodrane, e cila ndodhej në dhomat e zhveshjes i është përgjigjur gazetarëve duke i treguar për emocionet që e përshkonin atë, edhe vet ajo s’mund ta besonte që ishte fituesja, ishte sa e mahnitur dhe e habitur”, shkruan “TV Sorrisi e Canzoni”.
Mediat italiane tregojë për frikën e vajzës shqiptare, se ndoshta kombësia e saj do ta penalizonte, por ajo shprehet e kënaqur nga kjo pjesë, sepse thotë se publiku italian e ka vlerësuar atë pa paragjykime. Ndërsa “Tgcom24”, e ka cilësuar  19-vjeçaren, si “këngëtarja shqiptare me zërin e fuqishëm”.
Intervista

Elhaida ndihet në qiellin e shtatë, fitoren ua dedikon prindërve 
Sigurisht ajo nuk lë pa shprehur mirënjohjen e thellë ndaj këngëtarit të madh, Riccardo Cocciante, i cili përveç mbështetjes i dhuroi edhe një këngë të shkruar nga vetë ai, “When love calls your name”. 
Elhaida Dani është shpallur fituese e edicionit të parë të “The Voice of Italy”. Ajo ka arritur të marrë 72% të votave të publikut. Elhaida ishte pretendentja kryesore dhe mediat italiane e kishin parashikuar fitoren e saj. 
Elhaida Dani, 19 vjeçarja shqiptare, ka filluar të këndojë që në moshën 6-vjeçare. Në audicionin e parë të “The Voice of Italy” Elhaida zgjodhi të prezantohej me këngën “Mama knows best”, e Jassie J, duke bërë për vete të katër anëtarë e jurisë, ndërsa në fazën e dytë të garës ajo zgjodhi të fitonte betejën kundër Francesca Belenis me këngën “No more Tears” të Donna Summer.
Ky ishte edicioni i parë i “The Voice of Italy” dhe organizohej nga Rai Due. Spektakli ngjalli interes të madh jo vetëm në Itali, por edhe në Shqipëri, pikërisht për shkak të Elhaidës, e cila nuk ka harruar të thotë në shqip faleminderit, për të gjithë shqiptarët që dje i kishin ngulur sytë tek ekrani.
Në vitin 2009 keni fituar Star Academy në Shqipëri dhe ndërkohë që vitin e shkuar ju patët sukses në Top Fest, një festival popullor në vendin tuaj…Pse ju vendosët të fillonit nga zero në Itali? 
Unë besoj se kurrë nuk duhet të vetëkënaqemi dhe që ishte e drejtë vendimi që unë të çaja ne tregun muzikor italian. E dua shumë vendin tuaj, dhe muzikën italiane, dhe nga votat që kam marrë duket që zëri im është vlerësuar shumë nga italianët. Kisha dëshirë të provoja…. 
Kur vendosët të vinit në Itali? 
Kam njohur disa miq italianë, në një festival vitin e shkuar, bisedova me to për mundësinë që unë të vija në Itali. Ato janë nga Formia (Latina) dhe nuk mendova dy herë mbi këtë ide. Dhjetorin e vitit 2012 mësova gjithçka që më duhet rreth gjuhës tuaj. Kam tentuar para 2 vjetësh që të hyja në “Amici” por nuk ja dola. The Voice, e njihja si program sepse më pëlqente shumë versioni amerikan. 
Dhe çfarë ndodh më vonë? 
Dërgova një video, produksionit të “The Voice of Italy”, me një debutim timin në një festival në Shqipëri dhe më pëlqyen. 
Në audicionin e fshehtë, je zgjedhur nga 4 trajnerët, pastaj ti zgjodhe Cocciante. Pse? 
Ëndrra ime ishte të punoja dhe të isha pjesë e skuadrës së Riccardo Cocciante, sepse kam dëgjuar këngët e tij që në moshë të vogël falë prindërve të mi. 
Çfarë të mësoi Riccardo? 
Më ka qëndruar gjithmonë pranë, dhe është përpjekur gjithmonë të më mësonte një gjë të rëndësishme: transmetoi gjithmonë emocione publikut. Sonte e pashë të qetë dhe të kënaqur. Mendoj se kjo është fitorja ime më e madhe. 
Mes, Veronica, Timothy dhe Silvia kush mendon ti që mund të fitonte? 
Silvia, sepse ka një zë elegant dhe shumë të bukur. 
Kujt ia dedikon triumfin? 
Prindërve të mi, kanë besuar që në momenti e parë. 
Ke fituar një kontratë me shtëpinë diskografike Universal, ke ndonjë dëshirë për albumin tënd? 
Sigurisht, do të jetë melodik dhe pop. Do të doja që të përmbante edhe këngë italiane. Një këngë sigurisht që do të jetë e shkruar nga unë. Por, në ditët në vijim do të biem dakord me shtëpinë diskografike dhe do të flasim gjatë për këtë projekt, 
Asnjë duet? 
Pëlqej shumë Beyonce, por e di që është e pamundur (qesh) 
Synon Festivalin e Sanremos? 
Duhet të marr vetën ende nga kjo ëndërr, por kurrë mos thuaj kurrë.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
              Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button