Përllogaritja e mandateve për çdo qark, favorizohet e majta e bashkuar

  • Sa vota nevojiten për ndryshimin e mandateve, bazuar në rezultatet e zgjedhjeve të 2009-s
  • E majta për 840 vota diferencë kundrejt koalicionit të djathtë, do të mund të rrëmbejë mandatin e 6-të në Berat
, Përllogaritja e mandateve për çdo qark, favorizohet e majta e bashkuarLuis Tanushi
Teksa ka filluar numërimi i votave, partitë politike kanë filluar edhe llogaritjet e tyre se sa vota nevojiten për ndryshimin e mandateve, kjo duke u bazuar edhe në rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme të 2009-s. Sipas llogaritjeve, do të mjaftonin vetëm pak vota, lehtësisht të arritshme, nëse do të merret parasysh edhe rritja e numrit të zgjedhësve për ndryshimin e rezultateve.
E majta për 840 vota diferencë kundrejt koalicionit të djathtë do të mund të rrëmbejë mandatin e 6-të në Berat. E djathta do të humbte një mandat duke shkuar në 2 mandate, një nga më të ulëtit. Edhe në qarkun e Elbasanit, fitorja e një mandati tjetër nga Aleanca për Shqipërinë Europiane është lehtësisht e mundshme.
Vetëm 1040 vota duhen që e majta të fitojë mandatin e tetë në Elbasan dhe Partia Demokratike me aleatët e saj do të ruajë vetëm mandatin e gjashtë. Shpresat e socialistëve shtohen e dhe më shumë nga përqindja e lartë e votuesve në këtë qark , si dhe nga sondazhet tepër pozitive si brenda qytetit të Elbasanit dhe në Librazhd dhe Përrenjas, ku e majta pret të dominojë bindshëm. Kryeqyteti i së majtës, Fieri, i cili është i dyti për nga numri i mandateve që prodhon në rang vendi pas Tiranës, pritet t’i japë deputetin e dhjetë së majtës. Do të duheshin vetëm 1280 vota për kalimin e një mandate në favor të së majtës dhe zbritjen e koalicionit të djathtë në gjashtë mandate.
Edhe sigurimi i mandatit të 17-të nga koalicioni i majtë, nuk është më një ëndërr, pasi në bazuar mbi rezultatet e 2009-s, Aleanca për Shqipërinë Europiane për 2040 vota arrin që të rrëmbejë edhe mandatin e 17, ndërsa të djathtët vetëm 15 për qind. Bastioni i së majtës Vlora këtë herë pritet që të përforcojë edhe më tej fitoren e së majtës. Pavarësisht numrit të madh të partive garuese të cilat pretendojnë të sigurojnë vota, PS-ja me aleatët e saj fiton edhe mandatin e tetë. Do të nevojitej një diferencë prej vetëm 3100 votash edhe e majta do të fitonte mandatin e 8, ndërsa të djathtët do të merrnin vetëm katër mandate.
Më i rrezikuari paraqitet mandati i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, e cila pritet që të humbë edhe mandatin e saj të vetëm të fituar katër vjet më parë. Në qarkun e Dibrës së majtës do t’i dihej të krijonte një diferencë prej 6500 votash me koalicionin e djathtë për të barazuar shpërndarjen e mandateve. Gjithashtu në Durrës së majtës për të kaluar në avantazh për të siguruar mandatin e 7, do të duhej që të siguronte 6620 vota kundrejt koalicionit Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim. Në Gjirokastër, që e majtë të fitojë mandatin e katërt, do të duhet të fitohen 7680 vota më shumë se e djathta, kurse në qarkun e Korçës 3740 vota diferencë e majta krahasuar me të djathtën. Në qarkun e Kukësit, shpresat për të arritur barazimin në ndarjen e mandatit janë tepër të mëdha.
Nga 3 me 1 që është ndarja aktuale në favor të së djathtës, pritet që e majta të sigurojë 2 mandate duke I dhënë një tjetër goditje PD-së. Që Partia Socialiste të fitojë mandatin e pestë në Shkodër do të duhej të krijohej diferenca prej 7205 votash me koalicionin e djathtë. Nëse Koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, do të arrinte që të fitonte këto sasi votash, atëherë do të fitohen 891 mandate, ndërsa koalicioni i djathtë 59 mandate. Sipas këtyre të dhënave, asnjë mandat nuk pritet që të fitohet nga partitë e tjera jashtë këtyre koalicioneve.

Financial Times dhe ANSA: Rama fiton zgjedhjet
Bashkë me numërimin e votave, mediet botërore kanë nisur të raportojnë për një fitore të koalicionit të majtë. “Financial Times”, shkruan se Edi Rama ka arritur të fitojë garën për kryeministër. Shkrimi i Financial Times me titull: “Koalicioni i Ramës drejt marrjes së pushtetit”, i referohet rezultateve të exit- poll-ve të publikuar tre orë pas mbylljes së procesit të votimit. FT, raporton se koalicioni i Ramës pritet të marrë 51-55.5% të votave. Ndërsa koalicioni i Berishës pritet të arrijë në nivelin 39.5- 43.5%. Pjesëmarrja në votim – sipas vëzhguesve – ka qenë më e lartë se në vitin 2009, kur u arrit një nivel prej vetëm 50%. Po ashtu agjencia italiane e lajmeve, ANSA shkruante mbrëmë se e majta, do të marrë pushtetin në Shqipëri, pas tetë viteve të të djathtës në pushtet. Sipas saj, koalicioni i udhëhequr nga Rama pritet të fitojë me një diferencë prej 13 pikësh krahasuar me të djathtën.

E majta e bashkuar fiton me 56 % kundrejt 44%
E majta pritet që të shkojë e sigurt drejt fitores duke u rikthyer në qeveri pas 8 vitesh në opozitës. Menjëherë pas mbylljes së procesit të votimit, janë publikuar ehe Exit Pollet e para të cilat nxjerrin fitues koalicionin e majtë. Sipas të dhënave të exit- pollit të publikuar nga “Ora News” dhe IPR Marketing, flitet për një fitore të koalicionit të majtë Aleanca për Shqipërinë Europiane të drejtuar nga Edi Rama me 51,5 – 55,5, ndërsa koalicioni i djathtë Aleanca për Punësim Mirëqenie dhe Integrim i Sali Berishës me 39,5 – 43,5% të votave në nivel kombëtar. Ndërkaq, subjektet partiake të marra veç partitë kanë 36,5 – 40,5% PS, 33,5 – 37,5% PD, 7,5 – 11,5% LSI, 2,0 – 4,0% PDIU, 1,0 – 3,0% PR, 1,5 – 3,5% FRD, 1,0 – 3-0 AK. Ndërkaq në Tiranë, qarku më i madh në vend që ka 32 deputetë gjithsej dhe që në 2009 ka dalë barazim midis PD dhe PS 16 me 16, koalicioni i majtë merr 49-53% të votave që e përkthyer në mandate luhatet mes 17- 18 mandateve, koalicioni i djathtë me 42,0 – 46,0% të votave merr 14- 15 mandate. Ndërkaq FRD dhe AK, dy subjektet e reja politike, të cilët garojnë të vetme më këto zgjedhje parlamentare luftojnë për marrjen e një mandati në Tiranë, përkatësisht FRD me 2,0 – 4,0% të votave, ndërsa AK me 1,0 – 3,0%. Tirana Tepër bindëse duket fitorja edhe në qarkun e Tiranës, i cili shërben edhe si një barometër për të gjithë hartën elektorale në Shqipëri. Sipas sondazhit, e majta rezulton fituese me 52-56%, 17-18 mandate në Tiranë. Edhe në sondazhin e parë të publikuar vetëm 5 minuta pas mbylljes së votimit, IPR Marketing ka publikuar të dhënat e exit poll-it sipas të cilave koalicioni i majtë Aleanca për Shqipërinë Europiane me 52-56%. Ndërkaq koalicioni i djathtë Aleanca për Punësim Mirëqenie dhe Integrim pason me 39-43 %. Ndërkaq, si subjekte partiake PS merr 37-41%, PD 33-37%, LSI 7-11%, PDIU 1,5- 3,5%, ndërsa PR 1,0-1,3%. Sondazhet e mëparshme Por rezultatet pozitive të së majtës nuk janë një rastësi, Edhe në sondazhet e mëparshme, ajo ka rezultuar gjatë gjithë fushatës elektorale me 6 pikë para së djathtës. Në sondazhin e katërt IPR-ja nxori fituese në rang kombëtar të majtën me 51%, ndërsa koalicioni i djathtë merr 45% të votave, gjithmonë nëse shqiptarët do të votonin sot. Grupimi i majtë është në kuotat e 2009-s, ndërsa e djathta është disa pikë më poshtë nga 2009. Duke shtuar votat e FRD-së, bien disa pikë krahasuar me 2009. Partia Socialiste rezulton të jetë forca më e votuar nga shqiptarët duke siguruar rreth 41.5 për qind të votave, e ndjekur nga Partia Demokratike me 39 për qind. Forca e tretë renditet Lëvizja Socialiste për Integrim me 5.7 për qind të votave. Krahasuar me të dhënat e sondazhit në fillim të muajit, konstatohet se ka një rritje të lehtë të së majtës.

Rilindja ka fituar mbi rrënimin
Kryetari i PS, Edi Rama, ka deklaruar në një dalje për shtyp në selinë socialiste se nga të dhënat paraprake që disponohen, e majta ka fituar zgjedhjet parlamentare. “Bazuar mbi të dhënat tona, Rilindja ka fituar mbi rrënimin. E dyta, Aleanca për Shqipërinë Europiane do e realizojë objektivin e shpallur të mandateve. E treta: Komisionerët dhe KQZ, kanë përpara ligjin elektoral që përcakton qartësisht modalitetet sesi duhet të veprohet kur mbërrihet limiti kohor, ora 19:00. Ndërsa në rrjetin social Facebook, Rama ka shkruar :”Edhe sot keni qenë fantastikë! Të dhënat tona të brendshme flasin për fitoren e dëshiruar, por s’ka mbaruar. Mbaron vetëm kur fitorja të vuloset dhe festa të fillojë. Deri atëherë ka ende shumë punë”.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
              Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button