Fule mbështet “Jugosllavinë e re”

, Fule mbështet “Jugosllavinë e re”

Komisioneri i BE-së për zgjerim Stefan Fule ka mbështetur formimin e federatës së 6 vendeve ballkanike nëpërmjet së cilës do të përshpejtohet integrimi në BE të kësaj pjese të Europës.

Fule gjatë një takimi në Budapest kur ka biseduar me 6 liderë të partive në Bosnjë Hercegovinës, ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndim dhe shefat e diplomacive të grupit të Vishegradit, që përbëhet nga Hungaria, Sllovakia, Çekia, Polonia, ka thënë se ideja e Igor Luksiçit është e mirë dhe meriton përkrahje.

Në një prononcim për “Dnevni Avaz”, Luksiç ka thënë se Mali i Zi, Bosnjë Hercegovina, Shqipëria, Kosova, Serbia dhe Mali i Zi duhet të punojnë në projekte të përbashkëta infrastrukturore, përforcimin e mekanizmave në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe eliminimin e barrierave të biznesit që do të mundësojnë zvogëlimin e shpenzimeve për qytetarët dhe ekonomisë dhe forcimin e konkurrencës të vendeve të rajonit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button