Parashikimi i motit, e diel 3 dhjetor 2017

, Parashikimi i motit, e diel 3 dhjetor 2017

Orët e para të ditës mbeten me reshje të dobëta deri mesatare në pjesën më të madhe të vendit por duke iu afruar mesditës, shirat pakësohen ndjeshëm si edhe gradualisht moti do të përmirësohet. Pasditja vijon me reshje të pakta në pjesën më të madhe të vendit por në zonat malore shfaqen reshjet e dëborës. Gjatë natës, pjesa më e madhe e Shqipërisë do të mbetet me vranësira dhe reshje të pakta shiu e dëbore në zonat malore.Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit sërish ulën me 2- 3°C gjatë orëve të mëngjesit ndërsa mesdita do të ruajë vlera termike thuajse konstante.Era do fryjë mesatare deri e fortë në det, me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugperëndimor ndërsa në det gjenerohet dallgëzimi 3- 4 ballë.Europa Vranësirat fuqizohen në Mesdheun Qendror dhe Ballkan duke gjeneruar rrebeshe afatshkurtra shiu. Po ashtu, Europa Perëndimore dhe pjesërisht Qendra dhe Verilindja e Europës mbeten me vranësira dhe reshje të shpeshta kryesisht dëbore.Por kthjellimet dominojnë Europën Jugperëndimore si edhe pjesën më të madhe të Qendrës së Europës. /b.l/noa.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button