Ku i ka rrënjët besimi malit të Tomorit?

I/E nderuar lexues!Etnologia angleze Margaret Hasluck, që u ngjit në majën e Tomorit më 1930, konstatoi midis të tjerave se pelegrinët besonin në një fuqi të mbinatyrshme me seli në atë majë e se betimi për Baba Tomorin ishte më i fortë se betimi mbi Ungjill ose Kur’an. Kuptohet se ky adhurim është trashëgim i kultit pagan të natyrës, konkretisht kultit pagan të majave të larta.Ky besim ka qenë i përhapur në gjithë Shqipërinë, por kulti i malit të Tomorit ka mbijetuar në rrjedhë të shekujve e të ndërrimeve fetare. Në gojëdhënën popullore, në periudhën antike e mesjetare dhe në letërsinë romantike Tomori përfytyrohej si Olimpi shqiptar./ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button