Nuk votohet gjuha Shqipe, ligji i gjuhëve ngec sërish në Kuvendin e Maqedonisë

Maxhoranca parlamentare LSDM-BDI nuk ka patur shumicën e deputetëve përfaqësues në seancën e djeshme për të sjellë e votuar Ligjin për përdorimin e gjuhëve në terirotin e Republikës së Maqedonisë, që zyrtarizon edhe përdorimin e asaj shqipe si gjuhë zyrtare.Ligji i gjuhëve ishte vendosur në rendin e ditës gjë që nuk ndodhi për shkak të mungesës së deputetëve . Për këtë arsye kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, tha se votimi i propozim Ligjit për Gjuhët do të bëhet të enjten në orën 12:00, raporton “Zgjohu Shqiptar”.Ndërkohë dje, edhe pse seanca ishte e caktuar për në orën 12:00 ajo filloi pak minuta para orës 14:00, ndërsa të gjitha propozim ligjet të cilat ishin në fazën e votimit, u lanë për votim për ditën e enjte në orën 14:00./ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button