E paditi për shitjen “detit”, tani qeveria e bën Ferit Hoxhën ambasador (VIDEO)

Qeveria Rama ka emëruar ambasador të Shqipërisë në UNESCO, Ferit Hoxhën, të cilin, kjo qeveri e kishte paditur më parë për çështjen e marrëveshjes detare me Greqinë të vitit 2009, të shpallur si antikushtetuese nga Gjykata përkatese.

Më 5 gusht të vitit 2014, Prokuroria e Përgjithshme, pas padisë së bërë nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati 3 muaj më parë, kishte nisur hetimet ndaj Ferit Hoxhës dhe 10 firmëtarëve të tjerë të marrëveshjes së shumëpërfolur të nënshkruar gjatë kohës së qeverisë “Berisha”.Por pak kohë më pas, Hoxha mori detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm në këtë ministri dhe tashmë ai duket se është “rehabilituar” plotësisht, deri në atë pikë sa që qeveria që e paditi tashmë e ka emëruar ambasador të Shqipërisë në UNESCO.Në fakt presidenti i Republikës Ilir Meta, me propozim të kryeministrit Edi Rama, ka dekretuar sot emërimin e Ferit Hoxhës ambasador pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), rezident.Dekretetimet e tjera të sotme të Metës në diplomacinë shqiptare, me propozim të Kryeministrit Rama:Presidenti dekretuar lirimin nga detyra të Venera Domit, ambasadore pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO).Gjithashtu është dekretuar emërimi i Ravesa Lleshit, ambasadore në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë zyrës së Kombeve të Bashkuara dhe Organizatave të tjera Ndërkombëtare në Gjenevë, rezidente.Si dhe është dekretuar lirimi nga detyra i Filloreta Kodrës, ambasadore në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë zyrës së Kombeve të Bashkuara dhe Organizatave të tjera Ndërkombëtare në Gjenevë, rezidente.Ravesa Lleshi është vajza e ish-deputetit të PS dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Ismail Lleshi.Ish-presidenti Bujar Nishani nuk pranoi ta dekretonte ambasadore në zyrat e OKB-së në Vjenë./ZgjohuShqiptar.info

Dikur kur prokuroria i merrte në hetim 11 firmëtarët:

Loading...
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button