Marrëveshja për detin, Presidenca: Qeveria s’ka kërkuar “Plotfuqishmëri”

Bisedimet zyrtare midis Shqipërisë dhe Greqisë për zgjidhjen e problemeve dypalëshe dhe veçanërisht ndarjen e kufirit detar, duket se janë realizuar pa dakordësinë e Presidentit të Republikës, Ilir Meta.
Burime nga Presidenca konfirmojnë për mediat se deri tani nuk është kërkuar asnjë Plotfuqishmëri për Marrëveshjen e Detit me fqinjin jugor.
Po ashtu më herët ka reaguar edhe ish-presidenti Nishani që thekson se deri më 24 korrik, ditë kur ai i lëshoi zyrën Presidentit Meta, nuk ka mbërritur asnjë kërkesë nga Qeveria për “Plotfuqishmërinë”.
“Deklaroj se deri më 24 korrik 2017 në Institucionin e Presidentit të Republikës nuk është paraqitur asnjë kërkesë nga Qeveria për “Plotfuqishmërinë” ndonëse tashmë shihet qartë se negociatat dhe bisedimet janë zhvilluar edhe përpara kësaj date. Nëse pas kësaj date ka një kërkesë dhe nëse kjo “Plotfuqishmëri” është dhënë apo jo, kjo mbetet për tu mësuar”, theksohej në reagimin e Nishanit./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button