Prishtinë: Hiqet me dhunë flamuri kombëtar kuq e zi, vendoset flamuri i Kosovës (FOTO)

Pas gati dy orëve përpjekje, është arritur që të zbritet në tokë flamuri kombëtar te “Rrethi”, në hyrje të Prishtinës, që më pas të zëvendësohet me flamurin shtetëror të Kosovës.Menjëherë pas heqjes së flamurit të Shqipërisë kanë reaguar ashpër disa qytetarë, teksa policia është detyruar ta largojë njërin prej tyre me forcë.Në vendin e ngjarjes janë parë edhe ekipet e zjarrfikësve, të cilët janë angazhuar që ta zbatojnë urdhrin e kryeministrit Ramush Haradinaj që flamuri i Kosovës të ngrihet sonte.Mosfunksionimi i një mekanizmi për uljen e flamurit ka bërë që të thirren zjarrfikësit, për të ndihmuar në vendosjen e flamurit shtetëror të Kosovës.Përveç ekipeve të zjarrfikësve në vendin e ngjarjes janë duke qëndruar edhe shumë qytetarë të cilët janë të interesuar për ngritjen e flamurit të cilët janë shprehur të pakënaqur për largimin e flamurit.Autoritetet kanë thënë se janë të vendosura ta përmbushin urdhrin e Kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj, për vënien e flamurit gjatë natës së sotme./ZgjohuShqiptar.info

Image
Image
Image
Image
Image
Image

Loading...
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button