Konspiracionisti Alfred Cako HABIT sërish: Duan të fusin në trupin tonë gjakun e Djallit!

Alfred Cako, i cili njihet për teoritë e tij konspirative sa i takon Covid-19 dhe jo vetëm, në një lidhje direkte për Fax News, tha sot se lufta e tretë sapo ka filluar, ku 1% e popullsisë synon të vrasë pjesën tjetër, përmes vaksinimit të detyrueshëm.

Botuesi deklaroi se përmes vaksinimit, një pjesë e elitës botërore synon që të kontrollojë pjesën tjetër duke ndryshuar madje dhe ADN-në në trup.

“Këta njerëz nuk e kuptojnë se po vrasin fëmijët dhe nipërit e tyre, dhe mendojnë se do të shpëtojnë nga ky holokaust që po i bëjnë njerëzimit vetëm në sajë të parave që kanë përfituar. Unë kam një vit që e them këtë, se një pjesë e shqiptarëve nuk më besojnë, janë në gjumë të thellë dhe nuk e shohin se po u vjen zjarri te këmbët, këta duan që ne të fusim në gjakun tonë gjakun e djallit dhe të mos kemi atë të paraardhësve. Duan të na ndryshojnë ADN-në, duke na bërë si shalqinj pa fara, që duket i bukur por që në fakt nuk ka më asnjë lidhje me frutin real. Vaksinat janë vrastare, nuk i kanë bërë më para, pasi në 2018 zbuluan atë që tregohet në Bibël, marrja e atributeve të Zotit në trupin e njeriut. Lufta sapo ka filluar, ku 1% e popullsisë duan të vrasin pjesën tjetër”, tha Cako gjatë lidhjes me skype.

Back to top button