The Economist: Një dekadë Pavarësi, Kosova është ende e dhunshme (në veri)

Prestigjozja “The Economist” i ka kushtuar një artikull shtetit të Kosovës, dhe faktit që Kosova këtë vit po feston një dekadë shtet, që nga shpallja e Pavarësisë më 17 shkurt 2008.
Ky artikull i “The Economist” fillon me ngjarjen e cila vuri në sprovë shtetin e Kosovës dhe sundimin e ligjit në vend, vrasjen e liderit të SDP-së, Oliver Ivanoviq.
“Oliver Ivanoviq, një politikan serb i Kosovës i cili u vra më 16 janar të vitit 2018, duke u goditur me 6 plumba në trupin e tij, kjo vrasje ishte një shenjë e zymtë për Kosovën, e cila feston 10 vjetë shtet që nga shpallja e Pavarësisë më 17 shkurt. Minoriteti serb që një kohë të gjatë është i frikësuar nga popullata shumicë e Kosovës, shqiptarët. Tani, ashtu siç thoshte lideri i vrarë para vdekjes së tij, duhet të frikësohemi më shumë nga serbët se sa nga shqiptarët”, shkruan në këtë artikull.
“Ivanoviq u qëllua jashtë zyrës së tij në qytetin e ndarë të Mitrovicës. Pas luftës së 1999-tës, në të cilën NATO intervenoi ndaj kampanjës serbe për pastrimin etnik të shqiptarëve, ai u ndihmoi serbëve në marrjen e kontrollit të pjesës veriore të Mitrovicës, ndaj jugut i cili banohet nga shqiptarët. Në kohën e vdekjes së tij, ishte në proces gjyqi kundër tij, i cili e akuzonte atë për krime lufte. Shumë serb mendojnë që vrasja e Ivanoviq ka ndodhur nga kundërshtarët e tij politik” shkruan “The Economist”.
“Festimet e Pavarësisë së Kosovës, do të jenë të ëmbla dhe të hidhura. Shteti po përballet me një varfëri të skajshme, ku Kosova dhe Bjellorusia janë vendet e vetme evropiane të cilat nuk kanë hyrë ende nën zonën Schengen. Shumë kosovarë mendojnë që liderët e tyre janë të përfshirë në krim të organizuar. Një Gjykatë Speciale është ngritur në Hagë për të hetuar krimet e dyshuara të kryera nga Shqiptarët e Kosovës gjatë luftës, por shumë zyrtarë të BE-së thonë që dëshmitarët janë të frikësuar të japin dëshmitë e tyre” vazhdohet në këtë artikull.
“Është e vështirë të hetohen për krime lufte, të njëjtit që janë heronjë të saj. Vitin e kaluar, tash Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i liruar nga akuzat për krime lufte nga Gjykata në Hagë, ishte arrestuar në Francë me dyshimet për të njëjtat akuza. Francezët e liruan atë, por ai arrestim ringjalli dyshimet për karrierën e tij. Ai tani është një Kryeministër i Kosovës. Për kuriozitet, ai është i mbështetur edhe nga komuniteti serb në Parlamentin e Kosovës. Shumë kosovarë e shohin këtë si një provë të mjaftueshme se politika është më pak për çështje se sa për mbledhjen e plaçkave nga ajo” thuhet në këtë shkrim.
“Dhjetëra mijëra serbë ikën nga Kosova me fillimin e luftës. Më shumë se 120 mijë raportohet të kenë mbetur, të cilët për shumë vite janë mbrojtur nga forcat ndërkombëtare, por gjithsesi situata është më e qetë tani. Që nga viti 2011 Serbët dhe Kosovarët i kanë hyrë një procesi të dialogut me rekomandimet e Bashkimit Evropian”./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button