Tre këngëtarë shqiptarë ‘pushtojnë’ ‘Eurovizion’-in në Portugali (VIDEO)

Eugent Bushpepa, Eleni Fourera (Entela Fureraj) dhe së fundmi Ermal Meta, janë shqiptarët që do pushtojnë sivjet Eurovizionin.Jo një po tre. Tre shqiptarë sivjet do të marrin rrugën për në Lisbonë atje ku do të mbahet Eurovizion 2018-të, dhe që të tre përfaqësojnë shtete të ndryshme.Eugent Bushpepa me këngën “Mall” ishte fitues i Festivalit të Këngës në TVSH, festival ky që i siguroi biletën për Eurovizion. Eugenti do të pushtoj skenën e Eurovizionit duke shpalosë flamurin kombëtar shqiptar në Lisbonë.

Eleni Fourera (Entela Fureraj), është shqiptarja e dytë që do të marrë rrugën për në Eurovizion. Eleni do ta përfaqësoj Qipron me këngën “Fuego”. Ajo jo rrallë herë e ka potencuar se është shqiptare, por kësaj radhe do të ecë drejt skenën me flamurin e Qipros.
E krejt në fund por jo edhe nga rëndësia, mbrëmë Ermal Meta u bë shqiptari i parë që fitojë Festivalin e Sanremos, i cili jep dritën jeshile për përfaqësimin e Italisë në Eurovizion. Ermali bashkë me Fabrizio Moro do marrin rrugën për Lisbonë nën petkun e flamurit të Italisë me këngën “Non mi avete fatto niente”./Pergatiti/ZgjohuShqiptar.info

Loading...
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button