143 vjet më parë lindi diplomati më i madh shqiptar

15 mars 1875, është dita kur lindi Faik Konica, një prej propaganduesve më të mëdhenj të çështjes kombëtare.Konica jo vetëm luftoi për çështjen shqiptare por ai ishte një studiues i historisë kombëtare dhe i gjuhës shqipe, i cili e pasuroi këtë të fundit me botimet e tij fantastike.

Noli e cilësonte një “njeri me kulturë të lartë”, ndërsa Apolineri e quante “enciklopedi shëtitëse”, diplomatin më të madh shqiptar që kemi njohur deri më sot.Ai solli një model të ri në mendësinë shqiptare, me esetë e tij të shkëlqyera, stilin e tij të përkryer.Konica ishte një politikan me orientim të mirëfilltë perëndimor, ashtu sikurse ishte kultura e popullit të cilit i takonte.“Ndërroj jetë me mejtimin se ju jeni njerëzit që më keni kuptuar më qartë në këtë dhe. Nuk do të më tretë dheu, nëse ti imzot Noli dhe ti Lamja im i vogël dhe gjithë ata që e quajnë veten shqiptarë nuk do ta çojnë kufomën time të tretet në tokën mëmë. Kam lënë menjanë edhe harxhimet e rrugës për trupin pa jetë dhe shumën për dy metra vend në Shqipëri”, thuhet në testamentin e Konicës./g.s-Dritare.net/ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

Loading...

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button