2 miliardë lekë në dispozicion, ftesë fermerëve për projekte
Kreu i qeverisë, Edi Rama mëngjesin e kësaj të enjte e ka nisur me një lajm të mirë për fermerët.
Rama ka njoftuar se një fond prej 2 miliardë lekësh janë dedikuar për zhvillimin e tokës.
Përmes një videomesazhi ai u bën ftesë të gjithë fermerëve që të përfitojnë nga skemat mbështetëse për bujqësinë.
Bëhet me dije se aplikimi ka nisur në 28 shkurt dhe zgjat deri më 28 mars.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë ftesë për të gjithë fermerët që përmes projekteve të përfitojnë nga fondi mbi 2 miliardë lekë dedikuar zhvillimit të tokës vetëm për këtë vit, ju uroj një ditë të mbarë.
Për më shumë rreth programit tonë kombëtar të mbështetjes për bujqësinë dhe se si çdo fermer mund të përfitojë prej të gjitha skemave mbështetëse, klikoni në www.azhbr.gov.al“, shkruan Rama.
/ZgjohuShqiptar.info
NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!