27 vite nga rivendosja e marrëdhënieve me Shqipërinë, si e kujton ambasada amerikane

Si sot, 27 vite më parë më 1991 u rivendosën marrëdhëniet diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Këtë datë historike e kujton ambasada amerikane në Tiranë.Pas një ndërprerjeje prej 52 vjetësh, Ministri i Jashtëm shqiptar Muhamet Kapllani dhe Ndihmës Sekretari i Shtetit Raymond G.F. Seitz nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi në Washington, më 15 mars 1991.Në atë ceremoni, Seitz tha: “Marrëdhënia midis vendeve tona fillon me vitet e hershme të këtij shekulli, kur Presidenti (Woodrow) Wilson i ofroi mbështetjen amerikane shtetit të ri shqiptar.
Marrëdhënia nuk u harrua kurrë nga mijëra amerikanët me origjinë shqiptare…të cilët mbajtën lidhje me atdheun e tyre gjatë gjithë këtyre viteve.”/ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

Na ndiqni edhe ne facebook ju lutemi: "Zgjohu Shqiptar"

Loading...

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button