Ambasadorja franceze: Jeni larg BE-së, kriminelët ju kanë prishur imazhin

Pa një shtet të së drejtës, Shqipëria rrezikon të mbetet prapa. Ishte kjo një shenjë këmbane dhënë nga ambasadorja e Francës në Shqipëri, Christina Vasak, në një intervistë për “Albania Daily News”. Ajo i ka mëshuar faktit se vendi ynë rrezikon të mbetet prapa në krahasim me vendet e tjera të rajonit, përsa i përket procesit të anëtarësimit në BE, pasi kriminaliteti mbetet në nivele alarmante.
“Fjala kyç është shteti i së drejtës. Pa një shtet të së drejtës, të denjë për këtë emër, Shqipëria, pavarësisht nga të gjitha përpjekjet e bëra me guxim dhe reformat, rrezikon të mbetet prapa.
Kjo do të thotë, të gjithë e dinë, se duhet zbatuar dhe duhet të përfundojë reforma ambicioze e drejtësisë, duke krijuar organe të qëndrueshme të përcaktuara me ligj dhe duke luftuar fort kriminelët e të gjitha llojeve (trafikimi i drogës dhe jo vetëm i kanabisit, trafikimi i qenieve njerëzore, etj.), përfshirë këtu edhe luftën kundër pasurive të tyre, apo siç thuhet në frëngjisht, portofolave të tyre.
Këta, kriminelët dhe rrjetet e tyre, të cilat nganjëherë kanë tentakula të gjata, e dëmtojnë Shqipërinë, duke e varfëruar (dhe nuk paguajnë as taksa!), si dhe duke e nxirë imazhin e vendit, brenda dhe jashtë tij, kjo e ndihmuar herë-herë edhe nga korrupsioni”, deklaroi diplomatja franceze në Tiranë./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

Na ndiqni edhe ne facebook ju lutemi: "Zgjohu Shqiptar"

Loading...

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button