Banka Botërore: 70% e familjeve më të varfëra në Shqipëri janë të përjashtuara nga ndihma ekonomike

Skema e re e ndihmës ekonomike në vend ka përplasur ashpër opozitën dhe mazhorancën, prej disa javësh.Në lidhje me këtë problem, ka reaguar edhe Banka Botërore, e cila deklaron se 70% e familjeve më të varfëra në Shqipëri janë përjashtuar nga ndihma ekonomike.Të dhënat janë bërë publike në një raport auditimi mbi projektin e modernizimit të asistencës sociale.Në këtë raport analizohen 75 mijë familjet më të varfëra të vendit, dhe në përfundim të këtij auditi del që vetëm një e treta e këtyre familjeve trajtohen me ndihmë ekonomike.Thënë ndryshe, nga 75 mijë familjet më të varfëra në vend, vetëm 22 mijë prej tyre përfitojnë ndihmë ekonomike./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

Na ndiqni edhe ne facebook ju lutemi: "Zgjohu Shqiptar"

Loading...

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button