Disa FOTO të rralla të shkollave shqipe dhe dëftesave shkollore përpara ’44-s

Sot në Shqipëri u festua 7 Marsi, Dita e Mësuesit. Një festë e cila i kushtohet personelit edukues të shkollave dhe universiteteve.

128 vjet më parë, më 7 mars 1887, në Korçë u hap mësonjëtorja e parë e shkollës laike shqipe.

Loading...

Në këtë datë të veçantë DITA ka siguruar disa foto të rralla nga koleksionisti Shpëtim Sala.

Ai posedon rreth 3 mijë foto të shkollave dhe 300 dëftesa, të gjitha këto të para viteve 1944.

Nëpërmjet imazheve ai na ndihmon të kuptojmë më shumë për sistemin arsimor që ka patur vendi përpara Çlirimit.

Të ndara në dosje të caktuara, ku më “të rëndat” janë ato të Shkodrës, Tiranës dhe Korçës, ne shohim se si janë veshur, vlerësuar dhe edukuar brezi i atyre që kanë patur mundësi të shkollohen në fillim të viteve 1900.

Ish-mësuesi i zooveterinarisë në shkolla të mesme bujqësore të rrethit të Tiranës, sot është një frekuentues i rregullt i ekspozitave, madje edhe vetë është autor i disa prej tyre.

Më poshtë po ndajmë me ju disa foto nga koleksioni i bukur i Shpëtim Salës./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button