Fluturimet nga Rinasi, drejtori i Aviacionit Civil: Çmimi i biletave do të ulet

Çmimi i biletave të avioneve do të ulen shumë shpejt edhe në Shqipëri. Drejtori i Aviacionit Civil Krislen Kerri, i ftuar në emisionin ‘7pa5’ tha se kjo do të vijë për shkak të zgjerimit të kapaciteteve të linjave low cost.
” Ulje do të ketë, sepse them se kapaciteti sot nga Tirana i low cost është te 10-15%. Nuk është i lartë, për shkak të mënyrës që është, por zgjerimi i kapaciteteve do e rrisë mundësinë e kompanive low cost të zgjedhin se ku duan të fluturojnë, me çfarë tarifash duan të fluturojnë. Sjell në vëmendje që kompanitë low cost nuk fluturojnë në aeroporte që i kanë tarifat aeroportuale më shumë se sa 10 euro. Aeroporti i Tiranës, sot i ka tarifat aeroportuale 40 euro”.
Sipas Krislen Kerri, trendi në rritje i fluturimeve me charter drejt Shqipërisë, vërteton se jemi një vend tërheqës edhe për kompanitë ajrore.
“Diferenca e fluturimeve me charter nga 2013 në 2017 ka qenë 650 %, pra 25 mijë persona fluturonin në 2013, me 170 mijë u mbyll 2017. Dhe trendi do vazhdojë, jam i sigurt për këtë vit se sapo janë miratuar 10 destinacione të reja.”
Shume shpejt do të nisin negociatat me kompaninë turke për aeroportin e Vlorës, ndërkohë që pritet shprehja e interesit me anën e një studimi fizibiliteti për aeroportin e Kukësit nga një tjetër firmë e huaj./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

Na ndiqni edhe ne facebook ju lutemi: "Zgjohu Shqiptar"

Loading...

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button