Gjesti i shqiptarit bën për vete një Gjermani të tërë… (FOTO)

Shqiptari nga Podujeva, i cili jeton në Berlin është personazhi pozitiv në artikullin e gazetës gjermane Bild.de.Bild i ka kushtuar një artikull kryesor shqiptarit Albion Visoka, i cili me gjestin e tij human duke ju falur ushqim të pastrehëve në këto ditë të ftohta të dimrit, ka zgjuar interesimin e publikut vendas.
Visoka është pronar i një picerie, ne Berlin. Ai tani tek banorët vendas njihet si shqiptari, të cilin e thërrasin kudo ku ka njerëz të pastrehë ose që jetojnë në ambient të hapur, shkon iu dhuron ushqim dhe pije të nxehta.
“Njerëzit kanë nevojë për ndihmën tonë në këto temperatura, dhe shpresoj se mund të motivoj lokalet tjera që të ndihmojë edhe ata “, ka thënë ai.Bild shkruan se si Albion Visoka u arratis nga Kosova me familjen e tij në 1997 në Gjermani.“Babai i tij, Nasko Visoka 60 vjeç, është krijues i pasionuar picave në “Ceeser”, dhe e gjitha familja vepron si një ekip ne krijimin e picave. Për dy vjet, ata kanë furnizuar njerëzit e pastrehë në mjediset e hapura gjatë stinës së dimrit”, shkruan Bild.de./ZgjohuShqiptar.infoNA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button