Gjuha shqipe mbërrin në Kanada. Shqiptarët ndërtojnë “Shtëpinë e Shqiptarit”

, Gjuha shqipe mbërrin në Kanada. Shqiptarët ndërtojnë “Shtëpinë e Shqiptarit”

Shqiptarët në Kanada kanë në projektin e tyre ndërtimin e “Shtëpisë së Shqiptarit” ku do të dedikohet aktiviteteve kulturore dhe hapjes së klasave të mësimit të gjuhës shqipe, kjo u bë e ditur në takimin e Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko me përfaqësuesit e Shoqatës Shqiptare të Hamiltonit.
Në takim ministri, Majko shoqërohej nga homologu i tij nga Kosova Dardan Gashi dhe ambasadorët e të dyja vendeve, u njoh me punën dhe potencialin e shoqatës, raporton ata.
Përfaqësuesit e shoqatës informuan ministrin Majko lidhur me projektin e ngritjes se “Shtëpisë së Shqiptarit”, siç do te quhet qendra që do t’i dedikohet aktiviteteve kulturore shqiptare, si dhe kurseve të gjuhës shqipe”, u tha në takim.
Duke e cilësuar diasporën në Kanada si një fenomen, për shkak të përfshirjes së madhe të intelektualëve, Ministri Majko i informoi të pranishmit lidhur me hapat e ndërmarrë në bashkëpunim me Kosovën, për ta trajtuar komunitetin shqiptar si një të tërë.
“U fol për marrëveshjet dypalëshe lidhur me diasporën, si ato për hapjen e qendrave të përbashkëta kulturore në të gjithë boten dhe për fushën e arsimit. Për Ministrin, arsimi ka një rëndësi të veçantë. “Nëse nuk do të kujdesemi për identitetin tonë do të humbasim mijëra të rinj pa bërë asnjë luftë”, ishte komenti i ministrit Majko.
Ai e cilësoi përfshirjen e mësimit të gjuhës shqipe në sistemin e brendshëm shkollor, si një prej arritjeve më të rëndësishme dhe shtoi se do të përpiqej që të nxiste shtrirjen e këtij standardi edhe në rajone të tjera.
Shoqatës Shqiptare të Hamiltonit që prej 23 vitesh vepron për promovimin e kulturës dhe vlerave kombëtare, si dhe për integrimin e komunitetit shqiptar në Kanada./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button