Lindi në Dukagjin/ Sulltanesha që “sfidoi” Kosemin ishte shqiptare

Është një nga personazhet më të rëndësishëm të telenovelës Kosem dhe që ka lënë gjurmë të forta edhe në histori, por a e dini Sulltaneshë Safija ishte shqiptare?Ajo lindi në vitin 1550 në fshatin Rez të Dukagjinit. Në moshën 13 vjeçare ajo u mor nga Sulltaneshë Mihrimaja, e bija e Sulltan Sulejmanit, si skllave për Sulltan Murat III.Në moshën 16 vjeçare ajo solli në jetë djalin e Sulltan Muratit III, Sulltan Mehmetin III, e më vonë Sulltaneshë Aishen dhe Fatmën.pageSulltaneshë Safija, emri i të cilës më parë ishte Sofie, pati një marrëdhënie monogame për shumë vite me Sulltan Muratin III. Ajo madje u akuzua nga Sulltaneshë Nurbanu, e ëma e Sulltan Muratit III se i kishte bërë magji që ai të mos kryente marrëdhënie me konkubinat e tjera të haremit.Pas kësaj, të gjitha shërbëtoret e Sulltaneshë Safijes u burgosën dhe u torturuan. Sulltan Murati III pati marrëdhënie edhe me konkubina të tjera. Sultaneshë Safija e përmbajti xhelozinë, ajo madje u kthye në këshilltaren e tij për çështjet më të rëndësishme të perandorisë.Ajo ishte një nga sulltaneshat më të rëndësishme dhe më të pushtetshme të Perandorisë Osmane./ZgjohuShqiptar.info
NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

Na ndiqni edhe ne facebook ju lutemi: "Zgjohu Shqiptar"

Loading...

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button