Ministri serb sulmon gjeneralin e NATO-s: Po kërkoni luftë!

Ministri i mbrojtjes së Serbisë ka hedhur poshtë, deklaratat e gjeneralit të lartë të NATO-s,i cili është shprehur se Evropa është nën një kërcënim të mëdha, nga ndikimin rus në Ballkan.
Aleksandër Vulin tha se deklaratat e gjeneralit të SHBA-së Curtis Scaparrotti, javën e kaluar gjatë një seance në Komitetin e Shërbimeve të Armatosura të Senatit amerikan, janë shumë të “rrezikshme”, dhe i ka cilësuar ato anti-serbe qëkur aleanca ushtarake perëndimore e bombardoi vendin në vitin 1999.
Gjenerali amerikan tha se ka parë një ndikim në rritje të Rusisë gjatë, një viti e gjysmë si komandant suprem i NATO-s në Evropë.
Scaparrotti tha se: Ndërsa rajoni Baltik në veri të Evropës është pjesë e NATO-s dhe shtetet kanë një pozitë më të qëndrueshme në kontinent, por jam i shqetësuar pasi populli serb në Ballkan është i ndjeshëm ndaj ndikimit rus.
Vulin, i cili është i njohur për qëndrimet e tij pro-ruse, u përgjigj duke thënë: “Që nga viti 1999, nuk ka pasur një deklaratë më të papërgjegjshme sesa kjo. Duke thënë se i gjithë kombi (serb) paraqet një rrezik për Ballkanin është një thirrje për unifikimin e të gjithë (popujve të Ballkanit) kundër serbëve”.
Ekziston frika në Perëndim se Rusia po përdor lidhjet e saj historike sllave me Serbinë për të destabilizuar Ballkanin, e cila ka parë masakrën më të keqe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore gjatë shpërbërjes së ish Jugosllavisë në vitet 1990.
“Nuk ka ndikim rus në Serbi,” tha Vulin. “Serbia është një komb i pavarur që i zgjedh vetë miqtë e vet.”
Serbia formalisht dëshiron të bashkohet me BE, por udhëheqësit e saj kanë punuar intensivisht me Moskën në nxitjen e lidhjeve ushtarake dhe politike, pavarësisht thirrjeve nga blloku se shteti i Ballkanit duhet të harmonizojë politikat e saj të jashtme nëse dëshiron të bëhet anëtar./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

Na ndiqni edhe ne facebook ju lutemi: "Zgjohu Shqiptar"

Loading...

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button