New York Times: Ja si kryeopozitari u lidh me rusët dhe paguan lobuesit në SHBA

Gazeta më e madhe amerikane dhe një ndër më prestigjozet në botë “New York Times”, i ka kushtuar një artikull të zgjeruar lidhjeve të kryeopozitarit Lulzim Basha me Rusinë dhe përpjekjeve të tyre për të ndikuar në zgjedhjet elektorale.Në raportin e saj media e njohur lidh drejtpërsëdrejti lobistin e Bashës me kompaninë ruse, e cila u perpoq të takonte kreun e PD-së me presidentin amerikan Donald Trump. “Demokratët, të cilët pësuan një pengesë të madhe në zgjedhjet e qershorit, nënshkruan një kontratë me lobistin amerikan Nick Muzin, i financuar nga një kompani e lidhur me Rusinë. Qëllimi ishte për të organizuar një takim me kreun e partisë Lulzim Basha dhe presidentit amerikan Donald Trump si dhe katër senatorë republikanë, si (mbështetje) përpara sondazheve. Ditët para të zgjedhjeve në Shqipëri, Muzin mundi të sigurojë një vend VIP gjatë një aktiviteti bamirësie të Milwaukee. Aktiviteti parashikonte vetëm një fotografi me Trump dhe kushtoi 20,000 dollarë (16,000 euro).Muzin gjithashtu tha se demokratët e Shqipërisë i paguanin 500,000 dollarë (402,670 €), nëpërmjet Biniatta Trade, “vetëm disa ditë para se të realizohej fotografia e rëndësishme me Trump”, shkruan New York Times.Ndërkohë, vetëm dy ditë më parë u publikua edhe investigimi i thelluar i revistës së njohur “Mother Jones” i cili mbante firmën e gazetarëve të shquar David Corn, Hannah Vevintova dhe Dan Friedman, përcjell “TemA”.Hulumtimi faktonte se si një kompani me lidhje ruse kontraktoi një ish-ndihmës të presidentit Donald Trump për të forcuar PD-në në Uashington duke ofruar pagesa të larta.Aty është zbardhur skema se si u përdor kreu i PD-së nga rusët për të destabilizuar Shqipërinë.Deri më tani i vetmi shpjegim që ka dhënë “selia blu” është që mediat më prestigjoze botërore janë blerë nga kryeministri Edi Rama për të sulmuar opozitën. (TemA)/ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

Na ndiqni edhe ne facebook ju lutemi: "Zgjohu Shqiptar"

Loading...

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button