Organizata ”Syri i Popullit” në Kosovë, denohet pasi kërkoi njohjen e Enver Hoxhës si hero kombëtar!

Ndodh edhe kështu. Qëllimi kryesor i organizatës terroriste kosovare ishte kthimi i simbolikës së Enver Hoxhës. Aktakuza voluminoze e Prokurorisë Speciale të Kosovës veç që përshkruan në detaje strukturën, përbërjen, planet dhe rregullimin e organizatës “Syri i Popullit”, përmban edhe pjesën ku organizata u drejtohet me kërkesa shteteve mike të popullit shqiptar.
Në pjesën e aktakuzës ku përshkruhet ekzaminimi i provave të gjetura në 4 USB të konfiskuara nga Murat Jashari përshkruhen kërkesat që “Syri i Popullit” u ka drejtuar shërbimeve inteligjente të shteteve mikeve të populli shqiptar si ShBA-së, Anglisë e Gjermanisë.
Kallxo.com sjell kërkesat që “Syri i Popullit” kishte për disa shërbime të inteligjencës të vendeve mike të popullit shqiptar.
Kërkesa e parë sipas aktakuzës është që “Syri i Popullit” të njihej se ishte në të mirë të popullit shqiptar dhe në të mirë të tyre dhe të pranohej bashkimi i Kosovës me Shqipërinë.
“Syri i Popullit”, sipas aktakuzës, kishte edhe një kërkesë që kishte të bënte me Shqipërinë, raporton Kallxo.com.
“Enver Hoxha për popullin shqiptar është hero kombëtar. Ta njohin këtë hero të shqiptarëve”, përshkruan aktakuza kërkesën e “Syri të Popullit”.
Kërkesa tjetër që pason sipas aktakuzës është ajo që “Syrit të Popullit” t’i jepeshin mjete për të përgjuar klerikët radikalë.
Siç përshkruhet në aktakuzë, “Syri i Popullit” nuk e ka harruar edhe veten. Sipas aktakuzës është kërkuar t’i jepen mjete financiare për mbarëvajtjen e punëve të lëvizjes “Syri i Populli”, si dhe po ashtu t’i jepej logjistikë organizatës.
Kërkesa e fundit, por jo më e rëndësishmja që përshkruan aktakuza, ishte që shtetet mike për çdo vit (për 15 vjet rresht) të pranonin nga 36 studentë për çdo sektor: shërbim informative, civil dhe ushtarak, oficer dhe oficere, menaxhim të shëndetësisë, menaxhim të arsimit, ekonomi, financa, pushtet lokal, arkitekturë, inxhinieri etj.
I akuzuari Murat Jashari është në trajtim psikiatrik, ndërsa të tjerët nuk e kanë pranuar fajësinë. /ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

Na ndiqni edhe ne facebook ju lutemi: "Zgjohu Shqiptar"

Loading...

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button