Pacolli: Greqia nuk ka asnjë arsye që mos ta njoh Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka shfrytëzuar përvjetorin e Pavarësisë së Greqisë, që ti bëjë thirrje ta njohë Kosovën.
Sipas tij, Greqia nuk ka asnjë arsye që të mos e njohë Kosovën. Madje thotë se ky shtet ka qenë dëshmitarë i të gjitha zhvillimeve politike në Kosovë, prandaj duhet edhe ta bëjë hapin e parë.
“Sot, Greqia po feston përvjetorin e 197-të të Pavarësisë. Popullit grek dhe përfaqësuesve të Institucioneve i dëshiroj urimet më të sinqerta për më shumë begati, zhvillim dhe mirëqenie”, ka shkruar Pacolli në Facebookun e tij.
Sipas tij, Kosova dhe Greqia ndajnë vlera të përbashkëta demokratike dhe kanë orientim të qartë Euro-Atlantik.
“Thërras Institucionet e këtij vendi, që të reflektojnë edhe njëherë dhe ta njohin Republikën e Kosovës si shtet të Pavarur dhe Sovran. Greqia nuk ka asnjë arsye që mos ta njoh Kosovën. Ajo ka qenë dëshmitare e të gjitha zhvillimeve politike në Kosovë dhe rajon dhe rrotën e historisë nuk mund ta kthejë askush mbrapa. Greqia duhet ta bëj hapin e parë të njohjes nga pesë vendet mos-njohëse të BE-së”./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button