Pasojat që mund të ketë Serbia nëse nuk pranon planin amerikan për Kosovën

Ndihmës Sekretari i ri i Shtetit për çështjet evropiane dhe euroaziatike Wess Mitchell mbrin nesër në kryeqytetin e Serbisë Beograd dhe nuk përjashtohet mundësia që qeverisë serbe t’i paraqes një projekt-tekst në lidhje me Kosovën.
Midis katër pikave të saj Uashingtoni parashikon kompetenca më të gjera për Asociacionin e komunave serbe (AKS) dhe Beogradi, nga ana tjetër, do të lejojë hyrjen e Prishtinës në organizata ndërkombëtare. Duke pranuar kushtet, Serbisë do t’i bëhet e mundur hyrja në BE.
Mediat serbe bëjnë të ditur se Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq do t’i paraqitet një dokument për “zgjidhjen e çështjes” së Kosovës, të cilin e kanë përgatitur Shtetet e Bashkuara.
Dokumenti i Uashingtonit përmban katër pika dhe siguron që Bashkësia e komunave serbe të fitoj kompetenca të gjera ekzekutive dhe kompetenca të zgjeruara në fushën e shëndetësisë, arsimit dhe kulturës. AKS-ja do të jetë e lidhur ngushtë me zv/presidentin e qeverisë së Kosovës, i cili do të vinte nga radhët e komunitetit serb dhe praktikisht do të ishte kontrollues i punës dhe zbatimit të kompetencave të AKS-së. Si shpërblim, Beogradi pritet të lejojë Prishtinën të bashkohet me organizatat ndërkombëtare, raporton zeri.info.
Duke pranuar kushtet, Serbia do të jetë në gjendje të hyjë në BE dhe Shtetet e Bashkuara do të garantojnë mbështetje më të madhe ekonomike dhe diplomatike në arenën politike ndërkombëtare.
Por, në qoftë se Beogradi refuzon paketën e SHBA-së, do të pasonte një bllokadë e integrimit evropian të Serbisë dhe humbja e investimeve të huaja direkte, kryesisht nga vendet e BE-së, e cila do të jetë një goditje e rëndë për ekonominë serbe, transmeton zeri.info./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

Na ndiqni edhe ne facebook ju lutemi: "Zgjohu Shqiptar"

Loading...

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button